Ditën e nesërme do të mblidhet Bordi i Entit Rregullator të Energjisë i cili pritet të shqyrtojë cmimin e ri për konsumatorët.
Vitin e kaluar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku premtoi se do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.
“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike në 2025. Do të kemi mundësi që t’i ofrojmë qytetarëve një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku, teksa vizitonte zyrat e OSHEE.
Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 Lekë për kilovatorë pa TVSH, dhe çmimi i ri do të jetë më i ulët sa ai aktual. Ky vendim pritet të prekë rreth 80% të konsumatorëve familjarë.












