Në stinën e dimrit sistemi ynë imunitar dobësohet nga i ftohti dhe viruset e shumta që qarkullojnë.
Prandaj është e rëndësishme të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitamin D, si peshku i yndyrshëm, vezët dhe produktet e qumështit.
Në forcimin e imunitetit ndihmojne agrumet edhe brokoli
Po ashtu, përdorimi i mjaltit dhe çajit mund të forcojë trupin tuaj kundër ftohjes dhe gripit.
Një tjetër ushqim që është veçanërisht i dobishëm për imunitetin është hudhra pasi vepron si një antibiotik natyral.
Për më tepër, përfshirja e ushqimeve të pasura me probiotikë, si kosi që ruan një flore të shëndetshme të zorrëve, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e sistemit imunitar.
Më të gjitha këto vitamina, minerale, antioksidantë dhe një regjim i rregullt e mban trupin tuaj të shëndetshëm gjatë muajve të ftohtë.












