• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Albintech, startupi që po sjell bujqësinë inteligjente në Shqipëri

November 25, 2025
in Histori Suksesi, INOVACION, RISI, Teknologji
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nuk e dëgjon shpesh një inxhinier të sistemeve kritike bankare, njeriun që ka menaxhuar arkitekturën e sofistikuar të sigurisë në Raiffeisen Bank, të flasë me kaq ndjeshmëri për cilësinë e tokës dhe të ardhurat e fermerëve. Genti Gaçe nuk është thjesht një themelues startup-i i entuziazmuar; ai ka një ekspertizë të rrallë, të ndërtuar mbi efikasitetin absolut dhe mungesën e kompromisit në sistemet financiare. Megjithatë, pikërisht ky inxhinier, i specializuar në detajet më të imta të sigurisë informacioni, zgjodhi të drejtojë aftësitë e tij drejt një prej sektorëve më të prapambetur dhe më të vështirë në vend: bujqësisë. Kjo është historia e Albintech, një mision që lindi kur z.Gaçe pa se mungesa e të dhënave mund të ishte po aq katastrofike sa një dështim në sistemin bankar.

Rrugëtimi profesional i Gentit pas diplomimit në Informatikë në vitin 2006, ishte një ndërtim i qëndrueshëm i njohurive: nga zhvillimi komunitar në Dhomën e Tregtisë tek thellimi në sektorët më të ndjeshëm teknologjikisht. Por pika e kthesës, e cila shënoi fundin e thjesht “profesionit” dhe fillimin e “misionit”, erdhi nga vitet në mikrofinancë.

Genti tregon: “Pas studimeve, puna me institucionet dhe bizneset më dha eksperiencën në menaxhim. Por ishte rreth 8 vite në sektorin e mikrofinancës që më ndryshuan perceptimin. Aty pashë se si fermerët, njerëz punëtorë, merrnin vendime vitale vetëm me intuitë dhe përvojë, pa mjete matëse, pa të dhëna.” Kjo mungesë sigurie dhe matjeje ishte një alarm për një inxhinier të trajnuar në sisteme ku çdo parametër duhet të jetë i matur dhe i siguruar. Albintech lindi nga kjo dëshirë për të sjellë efikasitet dhe qartësi aty ku mungonin. “Aty lindi dëshira, që më vonë u kthye në mision, për të sjellë diçka konkrete që u përmirëson punën, prodhimin dhe sigurinë e të ardhurave,” thekson ai.

GNHC: Teknologjia që fiton besimin e brezit të vjetër

Sot, Albintech njihet për platformën GNHC (Greenhouse Control), një zgjidhje IoT që monitoron parametrat jetikë të serrës dhe tokës. Por përballja me tregun ishte sfida e vërtetë, ku mosha mesatare e fermerëve është e lartë dhe besimi te teknologjia, i ulët. Z. Gaçe shpjegon strategjinë e tyre: “Ne u përballëm me realitetin e vështirë: fermerë me njohuri të kufizuara teknike, mosha e madhe. Qasja jonë ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: punë në terren, pilotime pa kosto, demonstrime praktike dhe shpjegime të thjeshta. Kjo na lejoi të provonim vlerën e teknologjisë aty ku ka rëndësi.”  Fokusi i tyre në zgjidhje praktike solli arritjen kryesore: futjen e monitorimit të plehrave kimike në tokë (NPK). Kjo ndryshon gjithçka. Fermeri nuk humb kohë dhe para me fertilizim të tepërt apo të gabuar. “Gjatë këtij procesi sollëm një risi të rëndësishme për tregun shqiptar: monitorimin dhe gjurmimin e sasive të plehrave kimike në tokë përmes sensorëve, duke i dhënë fermerit një panoramë të qartë se sa ushqyes po konsumon toka,” thotë ai.

Me mbështetjen e programeve si NomadTech, Albintech po hyn në një fazë të re me versionin V2 të GNHC. Ky nuk është thjesht një përmirësim harduerik, por një integrim i fuqishëm i Inteligjencës Artificiale. Genti Gaçe zbulon të rejat: “Gjenerata e re vjen me pajisje më të fuqishme dhe, më e rëndësishmja, me algoritme të avancuara të mbështetura nga AI, e cila gjeneron udhëzime të dedikuara për fermerin. Këto udhëzime nuk mbështeten në informacione të përgjithshme, por në analiza unike të asaj që tregojnë vetë sensorët në kohë reale.”

Ky personalizim i të dhënave e bën Albintech një këshilltar virtual, duke e transformuar vendimmarrjen e bazuar te ndjesia në vendimmarrje të bazuar në të dhëna të forta shkencore. Përtej serave, z. Gaçe e ka vizionin të qartë: Albintech do të jetë një kompani e gjerë teknologjike. “Vizioni ynë afatmesëm është të mos mbetemi vetëm në bujqësi. Synojmë zgjerimin e aktivitetit edhe në sektorë të tjerë industrialë që kanë nevojë kritike për sensorë inteligjent,” shpjegon ai. Kjo përfshin monitorimin e korrozionit në tubacione dhe maturimin e betonit në arkitekturë.

Partneritetet dhe bashkëpunimet e deritanishme janë një pikë shumë e rëndësishme e zhvillimit të këtij startupi, dhe deri më tani përfshijnë:

  • Fermerët dhe serrat pilot, që na kanë hapur dyert për testime reale. Albintech ka pasur disa partneritete me fermerë kryesisht në zonat rurale te Tiranës si Baldushk dhe Kashar dhe aktualisht po kërkojme të shtrihemi dhe në zona të tjera si Divjaka, Roskoveci, Kafaraj (Fier).
  • Agronomët dhe ekspertët lokalë, që na kanë ndihmuar në analizat dhe interpretimin e të dhënave.
  • Gjatë rrugëtimit tonë, një rol të rëndësishëm kanë pasur edhe bashkëpunimet institucionale dhe prezantimet publike, të cilat kanë shërbyer si platforma për të ndarë përvojën tonë dhe për të forcuar ndikimin e teknologjisë në bujqësi. 
  • Sistemi GNHC është prezantuar në konferencën e EBRD dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në panelin “Digjitalizimi dhe përdorimi i teknologjisë IoT në agrobiznes”, ku u diskutua roli i sensorëve inteligjent si mjet transformues për sektorin bujqësor. 
  • Po ashtu, në Bashkinë Roskovec, në kuadër të projektit SuS_AGRI të organizuar nga H2H Foundation, para fermerëve dhe përfaqësuesve vendorë u prezantuan mënyrat se si teknologjia GNHC ndihmon në përshtatjen e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike. 
  • Një tjetër moment i rëndësishëm ishte prezantimi në takimin tematik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku u shpjegua funksionimi teknik i sistemit GNHC si një model i qartë inovacioni vendas. 
  • Gjithashtu, sistemi është prezantuar edhe në Zone e Kafaraj, në bashkëpunim me një nga bankat e nivelit të dytë, duke demonstruar rolin e teknologjisë në mbështetjen e fermerëve dhe projekteve të tyre.
  • Kompanitë e specializuara në dizajn prototipesh, që kanë zgjedhur materiale të qendrueshme për kushtet e serrave.
  • Programet e inovacionit dhe mentorimit që na kanë orientuar gjatë fazave të hershme.

Për BusinessMag dhe lexuesit tanë, ky është një sinjal i fortë se inovacioni shqiptar po ecën përpara, duke sjellë zgjidhje të sofistikuara në industritë tradicionale. Albintech po krijon një standard të ri jo vetëm për menaxhimin e tokës, por edhe për transparencën me zhvillimin e konceptit “Farmer’s Label” (etiketa digjitale e fermerit).

Në afatgjatë, Genti Gaçe synon që Albintech të jetë një pikë referimi kombëtare, duke ofruar edhe shërbime konsulence në digjitalizim dhe AI. “Synimi ynë është që Albintech të mbetet një pikë referimi kombëtare për sensorizimin inteligjent dhe transformimin dixhital, një kompani që vendos standarde të reja në mënyrën si mblidhen, interpretohen dhe përdoren të dhënat në sektorë të ndryshëm të ekonomisë drejt së ardhmes digjitale.”

Albintech është dëshmia se ekspertiza e lartë teknologjike, kur bashkohet me ndjeshmërinë ndaj problemit, mund të sjellë ndryshimin e vërtetë, duke modernizuar themelet e ekonomisë shqiptare./Businessmag

Tags: AlbintechBujqesiInteligjenteShqiperiStartup
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”
Teknologji

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

July 17, 2026
Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
AUTO

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes

July 14, 2026
Kur robotët prekin si njerëzit, zhvillimet që po transformojnë robotikën
Teknologji

Kur robotët prekin si njerëzit, zhvillimet që po transformojnë robotikën

July 14, 2026
Robotët humanoidë po ndryshojnë jetën në Kinë
Teknologji

Robotët humanoidë po ndryshojnë jetën në Kinë

July 11, 2026
Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026
Histori Suksesi

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026

July 11, 2026
Next Post
“WHY ALBANIA 2025”, Shqipëria paraqitet si fuqi rajonale e turizmit mjekësor

"WHY ALBANIA 2025", Shqipëria paraqitet si fuqi rajonale e turizmit mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset