Si çdo vit, motori i kërkimit Google ka zbukuruar logon e tij ikonike me elementë festivë, duke ndezur atmosferën e fundvitit për miliona përdorues në mbarë botën.
Logoja e këtij sezoni shfaqet e gjallë dhe e ngrohtë, me ngjyra të ndezura, drita ndriçuese dhe motive që sjellin ndër mend gëzimin e festave.
Me një klikim mbi dizajnin festiv, përdoruesit drejtohen te një faqe e personalizuar me surpriza vizuale, animacione dhe efekte që rikujtojnë shpirtin e dhjetorit.












