• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Banka e Shqipërisë organizon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

May 20, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Që prej vitit 1977, çdo 18 Maj, në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo datë është vendosur nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve – ICOM i UNESCO-s – dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Në këtë kuadër, edhe këtë vit, më 17 maj 2024, Muzeu i Bankës së Shqipërisë organizoi veprimtari të ndryshme për publikun e gjerë, si dhe qëndroi i hapur për vizitorët përtej orarit të tij zyrtar.

Gjatë kësaj dite, nën sloganin “Muzetë për edukim dhe kërkim/Museums for education and research“, Muzeu i Bankës së Shqipërisë mirëpriti rreth 750 vizitorë. Ata u njohën me koleksionin e pasur numizmatik të Bankës së Shqipërisë, historikun ekonomik e monetar vendas, si dhe me aktivitetet e veçanta dedikuar kësaj dite në përputhje me temën ndërkombëtare. Këto aktivitete përshkruhen shkurtimisht më poshtë:

  • Ekspozita e përkohshme e Muzeut të Bankës së Shqipërisë “Vlera e Parasë në periudhën 1912 – aktualisht”. Kjo ekspozitë prezantoi përmes momenteve kyçe të zhvillimit të sistemit monetar dhe financiar në Shqipëri, ndryshimet dhe sfidat që ka përjetuar ekonomia shqiptare, si dhe impaktin e tyre në vlerën e parasë gjatë kësaj periudhe më shumë se 100-vjeçare. Ndryshimet në vlerën e parasë janë trajtuar sipas periudhave kryesore të historisë së Shqipërisë, duke u ndërlidhur me shkaqet historike, zhvillimet e politikës monetare ose ndryshimet e tjera në ekonominë e vendit. 
  • Filma të realizuar nga nxënësit e Universitetit Barleti dhe Institutit Harry Fultz, mbi temat përkatëse: “Qarkullimi monetar gjatë periudhës së Perandorisë Bizantine dhe asaj të Republikës së Venecias” dhe “Periudha e komunizmit dhe paratë”. Studentët e Universitetit Barleti, bazuar në materialet dhe koleksionet e ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë realizuan filmin me metrazh të shkurtër me qëllim prezantimin e historisë së qarkullimit monetar të periudhave në fjalë. Ndërkohë, nxënësit e Institutit Harry Fultz përgatitën një film të shkurtër mbi përdorimin e parasë gjatë viteve 1980-90. Filmat u shfaqën për vizitorët e Muzeut në këtë ditë të hapur, duke nxitur interesin e nxënësve për ekspozitat muzeore dhe duke ngacmuar kuriozitetin e tyre mbi punën kërkimore që qëndron pas ekspozimit të objekteve në një muze.
  • Punime artistike me materiale të riciklueshme realizuar nga nxënësit e shkollave “Kol Jakova” dhe “Konferenca e Pezës” rreth temës “Dyqanet, tregjet dhe kartëmonedhat kombëtare të viteve 1965-1985”. Ky aktivitet synoi të sjellë një hapësirë ekspozuese për nxënësit e arsimit parauniversitar, ku ata mësuan më shumë mbi tema historike të lidhura me ekonominë dhe financat e jetës së përditshme të viteve 1960-80, duke i përkthyer këto dije në punime artistike, përmes krijimtarisë së tyre. Nxënësit i ekspozuan dhe i prezantuan punimet artistike në hollin historik me mozaik të Bankës së Shqipërisë.
  • Këndi i monedhave suvenir, ku ishin të pranishëm nxënës të disa shkollave 9-vjeçare, të cilët krijuan më plastelinë dhe letër alumini, monedhën kombëtare me vlerë 1 Lek dhe i prezantuan ato për vizitorët e Muzeut të Bankës së Shqipërisë. 
  • Leksion i hapur nga Akad. Asoc. Adrian Civici, me temë: “Lindja, sfidat dhe krizat e para të sistemit bankar në qytetet mesjetare evropiane”. Leksioni, ku dëgjues ishin kryesisht studentë universitarë, trajtoi kushtet ekonomike, historike dhe shoqërore që nxitën lindjen dhe fuqizimin e bankave në Evropën e shekujve XIII-XV. Gjatë leksionit u shpjegua se si ndryshimet demografike, politike, zhvillimet teknologjike e ekonomike, së bashku me nevojën për zgjerimin e tregtisë që rrodhi nga gjithë këto fenomene sollën nevojën për lindjen e instrumenteve financiare dhe bankave të para në kuptimin historik modern. Nga ana tjetër, natyra e këtyre institucioneve dhe produkteve financiare u bë shkak që shumë shpejt pas krijimit, bankat të përballeshin me krizat e para, të cilat u shfaqën në formën e panikut dhe tronditjes së besimit tek to. Përmes shembujve historikë, Akad. Asoc. Civici shpjegoi për dëgjuesit se si shkaqet pas këtyre krizave mbeten shumë të ngjashme edhe sot, duke theksuar se mësimet nga historia na ndihmojnë për hartimin e politikave mbrojtëse të mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar, me qëllim ruajtjen e shëndetit të sistemit bankar dhe të gjithë ekonomisë.         
Tags: bankaeshqiperiseFemije
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Next Post
Në kanaçet e Coca-Cola, zemra e shqipes dykrenarë nga koleksioni i kryeministrit Edi Rama

Në kanaçet e Coca-Cola, zemra e shqipes dykrenarë nga koleksioni i kryeministrit Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

14 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

15 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

16 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

2 days ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset