Banka e Shqipërisë është zyrtarisht anëtare e EACHA-s – Shoqata Evropiane e Shtëpive të Automatizuara të Klerimit!
Kjo është një arritje tjetër e rëndësishme drejt integrimit në infrastrukturën financiare evropiane dhe përforcimit të rolit të Shqipërisë në rrjetin e pagesave modern, shkruan BSH në një postim në rrjetet sociale.
Anëtarësimi u miratua më 15 maj 2025 në mbledhjen plenare të EACHA-s, ku Banka e Shqipërisë u përfaqësua nga zj. Ledia Bregu dhe zj. Marsida Ganaj.
Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Më shumë ndërveprueshmëri: Pagesa më të shpejta dhe më të sigurta, brenda dhe jashtë vendit.
Bashkëpunim me liderët evropianë të pagesave: Shkëmbim përvojash dhe zhvillim i përbashkët teknologjik.
Mbështetje për integrimin në BE: Harmonizim me rregullat dhe direktivat evropiane.
Me 28 anëtarë nga 26 vende, EACHA luan një rol kyç në ndërtimin e së ardhmes së pagesave në Evropë – dhe tani edhe Shqipëria është pjesë e këtij rrugëtimi!












