COVID-19 NUK NDAL MTV MUSIC AWARDS

Në datën 31 Gusht do të mbahet një nga eventet më të rëndësishme siç është “MTV Music Awards”.

 Kengetarja shqiptare Ava Max do të performojë  edhe këtë  herë në natën e ndarjes së çmimeve.

Mes shume yjesh të perzgjedhur për ketë ngjarje shumë të rëndesishme të muzikës Ava Max  është nominuar nga “MTV Music Awards” në kategorinë Push Best Neë Artist (Artisti depertues i vitit).
Ajo nuk ka hezituar aspak te shprehë emocionin e saj në rrjetet sociale, duke shkruajtur se “Kjo është çmenduri”.

Max ka nisur karrieren e saj ne vitin 2017 duke u bërë pjesë e muzikes me këngën “Clap your hands” te grupit “Le Youth” duke vijuar me vonë me hitet e saj  si “Slippin” ne bashkepunim me Gashi, “Torn”, “Alone” etj. 

“Sweet but Psycho” ka rezultuar nje hit për këngetaren Ava Max, me të cilën në vitin 2019 në ceremoninë “MTV EMA” që mbahej në Spanje, ka rrembyer çmimin “Artisti i ri më i mirë” dhe gjithashtu në po te njejtin vit, është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam për këngët më të kërkuara gjate atij viti në këtë aplikacion. 

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img