• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, September 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

DIHA: Mungesa e fuqisë punëtore shoqërohet me ngadalësim të rritjes ekonomike

May 13, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Rezultatet e anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri

Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në periudhën shkurt-mars 2024, situata aktuale ekonomike në Shqipëri vlerësohet në rritje nga viti i kaluar, ku vihet re se 45% e kompanive e vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme”. Gjithashtu, 22% e të anketuarve e vlerësojnë situatën me “mirë”, dhe 33% e të anketuarve e vlerësojnë atë negativisht. (2023: 18%, 36%, 45%).

Pritshmëritë për situatën ekonomike në vend vijojnë të mbeten afërsisht në të njëjtat nivele me vitin e kaluar, ku 22% e të anketuarve vlerësojnë pritshmëritë për situatën ekonomike me “mirë”, 51% e kompanive vlerësojnë si “të pandryshuar“, ndërsa 27% e tyre e vlerësojnë negativisht (2023: 25%, 45%, 30%).

Situata ekonomike e sektorit vlerësohet gjithashtu afërsisht e njëjtë me vitin e kaluar, ku 24% e të anketuarve e vlerësojnë me “mirë”, ndërkohë që 38% e vleresojnë si ’’të kënaqshme’’ dhe 38% e vlerësojnë negativisht. (2023: 27%, 41%, 32%). Pritshmëritë për situatën ekonomike sipas sektorit vlerësohen nga 30% e të anketuarve në rritje, nga 48% si ’’të pandryshuar’’ dhe nga 22% vlerësohen negativisht. (2023: 34%, 39% dhe 27%)

Për sa i përket ecurisë së pritshme të të ardhurave të biznesit të tyre, 32% e të anketuarve presin rritje të të ardhurave, ndërkohë që 30% mendojnë se ato do të qëndrojnë të pandryshuara. Ajo që vihet re, në ndryshim me dy vitet e kaluara, është se një përqindje e lartë prej 38% besojnë se të ardhurat e biznesit të tyre do të ulen. (2023: 50%, 32%, 18%)

Situata për vetë bizneset vlerësohet nga27% e të anketuarve me“mirë”, 51% e kompanive e vlerësojnë si“të pandryshuar”, ndërsa 22% e tyre e vlerësojnë negativisht (2023: 39%, 41% , 20%).

Ecuria e investimeve kapitale, ecuria e eksporteve dhe zhvillimi i parashikuar i numrit të punonjësve, vlerësohen nga më shumë se gjysma e të anketuarve të qëndrojnë “të pandryshuara”, pra në një rritje të konsiderueshme, përkatësisht me 49%, 57% dhe 54% (2023: 41%, 40%, 48%).

Faktorët, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh, të vlerësuar më pozitivisht në krahasim me vitin e kaluar përfshijnë infrastrukturën, disponueshmërinë dhe cilësinë e furnitorëve lokalë, negociatat për anëtarësimin në BE, arsimimin akademik si edhe fleksibilitetin në të drejtën e punës. Ndër faktorët e vlerësuar më negativisht vijojnë të renditen transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, parashikueshmëria e politikave ekonomike, disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe siguria ligjore.

Kjo përforcohet edhe nga përgjigjja ndaj pyetjes “Ku i shikoni rreziqet më të mëdha në zhvillimin ekonomik të kompanisë suaj në 12 muajt e ardhshëm?”, ku “Mungesa e forcës së punës” dhe ’’Kostot e punës’’ vlerësohen si rreziqet më të mëdha për biznesin.

Ambasadori Gjerman, z. Karl Bergner, tha në nisje të aktivitetit:

“Gjermania është një partner afatgjatë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Zhvillimi ekonomik i vendit është në këtë rrugëtim po ashtu një përpjekje e madhe. Gjermania mbështet Shqipërinë në mënyrë intensive dhe gjithashtu në shumë nivele: përmes mbështetjes së integrimit rajonal të Shqipërisë, përmes këshillimit të Qeverisë Shqiptare në grup-kapitujt mbi tregun e brendshëm si pjesë e negociatave për anëtarësim në BE, përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë në sektorët e energjisë, ujit, zhvillimit të qëndrueshëm urban, arsimit profesional, startup-eve dhe inovacionit. Megjithatë, për të rritur atraksionin e Shqipërisë si vend për investime ekonomike edhe nga Gjermania, nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha palët në krijimin e një klime pozitive investimi si dhe sigurimin e një fushe loje të barabartë për investitorët.”

Presidentja e DIHA-s Zj. Stephanie Sieg-Farka  theksoi se rezultatet e anketës së fundit ekonomike tregojnë se pritshmëritë e kompanive anëtare mbeten përgjithësisht të qëndrueshme, por mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore dhe rritja e kostove të punës mbeten shqetësime kryesore për biznesin. Megjithatë, pavarësisht sfidave rajonale dhe globale, vendi duhet të vazhdojë të fokusohet tek integrimi në Bashkimin Evropian.

Tags: AnketimbiznesitDIHAfuqipunetoreKlimarritjeekonomike
ShareTweetShare

TE NGJASHME

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD
Aktualitet

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

September 9, 2026
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Next Post
Ambasada e Shqipërisë hap aplikimet për mësues të gjuhës shqipe në Greqi         

Ambasada e Shqipërisë hap aplikimet për mësues të gjuhës shqipe në Greqi         

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

11 hours ago
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

12 hours ago
HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

13 hours ago
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

13 hours ago
Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset