Donacion: Mundësia e të rinjve shqiptarë për të eksploruar vendlindjen

Diaspora shqiptare është një prej komuniteteve më të mëdha në botë, pasi gjysma prej nesh jetojnë jashtë vendlindjes. Si rezultat i kësaj, shqiptarët e rinj po largohen prej rrënjëve, kulturës dhe gjuhës shqiptare. Kjo gjë është një humbje e madhe për shtetet si Shqipëria dhe Kosova.

Në të njëjtën kohë, kjo na mundëson neve që të rinjtë shqiptarë që jetojnë në gjithë botën, t’i lidhim me rrënjët e tyre shqiptare. Ekziston një mundësi që përgjatë viteve të ardhshme, të kemi një komunitet shqiptar të fuqishëm. Por kjo mundësi realizohet vetëm nëse ne bëjme diçka.

Donacioni për OriginAL do të jetë një prej donacioneve më të mira që bëni. Pse? Pasi misioni jonë është që tu dhurojmë të rinjve shqiptarë mundësinë që ta eksplorojnë vendlindjen dhe rrënjët e tyre familjare. Fondacioni Global Shqiptar dhe Germin, janë duke e zhvilluar një program të ngjashëm si Birthright Israel dhe gjatë pesë viteve të ardhshëm ky program do tu dhurojë një përvojë jetësore për mijëra të rinj shqiptarë.

Për shkak të mbështetjes së pakusht, ne veçse kemi filluar OriginAL-in në gusht të vitit 2022, ku morën pjesë 40 pjesëmarrës nga 15 shtete të ndryshme. Këta të rinj kaluan dy javë në Shqipëri dhe Kosovë dhe eksploruan rrënjët e tyre, përjetuan kulturën, historinë dhe natyrën e bukur. Ata vizituan Prishtinën, Mitrovicën, Prizrenin, Krujën, Beratin, Tiranën etj. U takuan me artistë, organizata rinore e ndërkombëtare, politikanë etj. OriginAL nuk ishte thjeshtë një turne… por ishte eksperiencë.  Prandaj, tani është koha që këtë eksperiencë ta përjetojnë edhe më shumë të rinj.

Çfarë ndikimi do të ketë donacioni juaj për OriginAL? Ju do të ndihmoni:

  • Mbi 100 të rinj shqiptarë (nga 18 deri 24 vjeç) nga diaspora jonë e madhe shqiptare që të përjetojnë rrënjët e tyre gjatë verës së 2023-ës;
  • Të ndërtoni një program në mënyrë që fëmijët e juaj dhe mijëra të tjerë të kenë mundësi të përjetojnë një mundësi jetësore;
  • Të transformoni marrëdhëniet në mes të diasporës dhe vendeve të origjinës, në mënyrë që në afatgjatë të përfitojnë shqiptarët kudo që ndodhen;
  • Të krijoni një Diasporë Shqiptare si të Izraelit, Irlandës apo të Indisë – një popull të fuqishëm me të cilin do të ndiheshim krenar.

Prandaj, të gjithë ne që jemi duke mbledhur fonde për këtë program kaq të veçantë si OriginAL-i, ju kërkojmë që vetëm të thoni PO dhe të jepni donacion që t’i mbledhim të rinjtë shqiptarë kudo në botë – duke krijuar kështu një komunitet shqiptar më të fuqishëm.

Faleminderit shumë për përkrahjen e pakusht!

Burimi: Global Albanians Foundations