Në një rooftop në New York, u mbajt një event i veçantë i organizuar nga Arta Kallaba e përfaqësuar me brandin e saj dhe dr. Evia Nano, themeluese e Eviaesthetics në Manhattan. Me një fokus të vetëm që ishte promovimi i bizneseve nga gratë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në New York.
Pjesë e eventit ishin Zhulijeta Buja, pronare e kompanisë së Eeal Estate Orchide 100 LLC, së bashku me Xhorxh Buja, Shipe Namani, make-up artiste me brandin e saj
Namani Beauty, Amira Berkolli, piktore e mirënjohur që ekspozoi disa nga veprat e saj, Alda Sokoli, që prezantoi sallonin e saj Crystal Beauty, Elizabeth Aquino, me biznesin e saj LizFlora/NYC.

Atmsoferën e mbrëmjes e gjallëroi sopranoja në NY Deshira Ahmeri e cila performoi së bashku me bandin DEA dhe mysafirët shijuan ushqim të mirë dhe pije.
Një aktivitet i tillë u zhvillua për herë të parë ku pjesëmarrësit jo vetëm promovuan, por edhe shiten disa prej produkteve atyre që ishin të pranishëm.
Evendi u ndoq nga mediat lokale të New York-ut duke nxjerrë në pah fuqizimin e grave shqiptare në biznes.














