• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, November 2, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Frigoriferë nëpër rrugët e Evropës për të parandaluar prishjen e ushqimit

July 31, 2023
in Aktualitet, Bota, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në përpjekje e sipër për t’iu ndihmuar konsumatorëve miqësorë me natyrën, një kompani joqeveritare në Gjenevë është duke  shtuar numrin e frigoriferëve në ambiente publike, me mundësinë që restorantet, apo banorët tjerë që gatuajnë në shtëpi, të mund t’i mbushin ata me ushqimet që mund t’iu prishen. Ky hap është pjesë e një përpjekjeje edhe më të madhe nga komunitetet në Zvicër, dhe disa shtete tjera evropiane, që të kontribuojnë në mbrojtje të natyrës, përmes shmangies së prishjes së ushqimit. Kompania joqeveritare Free-Go  emri i së cilës rrjedh nga ‘frigo’, fjalë e përdorur nga shumë shtete për frigoriferin i ka shpërndarë disa pajisje të tilla nëpër Gjenevë, kryesisht në vendet ku këmbësorët mund të marrin falas pemë, perime, bukë, kroasantë dhe ushqime tjera. Programi kushton rreth 40.000 dollarë në vit dhe gëzon mbështetjen e shumë grupeve bamirëse dhe Qeverisë lokale. Projekti është prezantuar vitin e kaluar me vetëm një frigorifer jashtë një qendre komuniteti në perëndim të Gjenevës, dhe tani i ka katër të tillë, të shpërndarë në mënyrë strategjike rreth qytetit.

I pesti pritet të vendoset në qytet deri në fund të vitit. Marine Delevaux, drejtore e projektit, ka thënë se ushqimi i depozituar zhduket fluturimthi brenda një ore. Për arsye shëndetësore dhe të rregulloreve tjera, aty nuk lejohet të dërgohen ushqime të ngrira, të hapura, gjella të përgatitura, apo alkool. Free-Go është duke eksperimentuar edhe me vizita nëpër disa banesa për t’ua lehtësuar banorëve pjesëmarrjen në program. Ajo e ka krijuar edhe një linjë telefonike, përmes së cilës punëtorët e restoranteve mund ta kontaktojnë organizatën për ushqimin e papërdorur. “Në përgjithësi, kur mblidhet ushqimi nga dyqanet dhe restorantet në mëngjes, njerëzit mezi presin t’i marrin ato”, ka thënë Delevaux, duke shtuar se frigoriferi i parë në Gjenevë ka kontribuuar në ruajtjen e rreth 3.2 tonëve të ushqimit. Prej sasisë totale të ushqimit të dhuruar, vetëm rreth 3 për qind nuk është konsumuar. Free-Go ka thënë se kontribuesit e ushqimit nga sektori privat  sikurse restorantet apo shitësit tjerë – duhet të zotohen se ushqimi i dhuruar është i sigurt për t’u ngrënë. Ligji zviceran thotë se ushqimi pas “datës së rekomanduar të përdorimit” mund të konsumohet deri në një vit më pas, ka thënë Delevaux. Qeveria zvicerane vlerëson se gati një e treta e të gjitha produkteve ushqimore për konsum përfundon të shportë të mbeturinave – apo rreth 330 kilogramë për person çdo vit.

Free-Go vlerëson se një miliard tonë me ushqime përfundojnë duke u prishur çdo vit në botë, ndonëse për krijimin e tyre është përdorur energji dhe burime tjera në prodhim dhe transportim. “Shpërdorimi i ushqimit nuk është vetëm çështje etike dhe ekonomike, por gjithashtu e shkatërron mjedisin me burime të kufizuara natyrore”, ka thënë Komisioni Evropian. Fushata të ngjashme për ruajtje të ushqimit janë duke u zbatuar edhe në Bern, pasi ideja është importuar nga Gjermania.

Sipas Foodsharing.de, grup në Gjermani që e ka jetësuar këtë ide më shumë se një dekadë më parë, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gjermani, Francë dhe Austri, e kanë kthyer iniciativën në lëvizje ndërkombëtare, dhe kanë ndihmuar në ruajtjen e 83 milionë tonëve të ushqimit, duke e parandaluar prishjen.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Tags: Europefrigorifereruajtjaeushqimit
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon
Teknologji

Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon

November 2, 2026
Studimi : ChatGPT mund të diagnostikojë pacientët njësoj si mjekët  
Teknologji

Në epokën e Inteligjencës Artificiale, aftësia që do të na dallojë nga të tjerët është të mbetemi njerëzorë

October 30, 2026
Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
Bota

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

October 29, 2026
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube
Teknologji

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

October 28, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Franca dhe Gjermania kërkojnë ndryshimin e rregullave të BE-së, makinat me benzinë dhe naftë mund të mbeten në treg edhe pas vitit 2035

October 27, 2026
Next Post
Rekordi i ri historik i euros

Sërish rënie në monedhat europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

2 hours ago
Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon

Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon

3 hours ago
Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie

Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie

15 hours ago
Webster Green, ngjyra që sjell natyrën dhe elegancën në shtëpi, shpallet ngjyra e vitit 2027

Webster Green, ngjyra që sjell natyrën dhe elegancën në shtëpi, shpallet ngjyra e vitit 2027

15 hours ago
Ftoi, fruti i vjeshtës që i bën mirë organizmit, ja pse duhet ta përfshini në ushqyerjen tuaj

Ftoi, fruti i vjeshtës që i bën mirë organizmit, ja pse duhet ta përfshini në ushqyerjen tuaj

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset