• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Kumbaro: Tirana sot është destinacioni i 365 ditëve, gati për të pritur takimin e Organizatës Botërore të Turizmit

April 5, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

U çel sot Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë. Ky panair hap siparin e një jave të rëndësishme për turizmin në Shqipëri, që do të vazhdojë me takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Konferencën e Investimeve në Turizëm, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

E ftuar në ceremoninë e hapjes, ministrja Mirela Kumbaro, u shpreh se Tiranës i duhet një pikëtakim i tillë, pasi ka arritur të jetë një destinacion turistik i 365 ditëve të vitit dhe i parparin një ngjarjeje historike si ajo e mbledhjes së Komisionit të Europës për UNWTO.

“Nëse objektivin 365 ditë turizëm nuk e kemi arritur në Shqipëri, në Tiranë e kemi tejkaluar. Tirana është një destinacion turistik. Edhe kjo është një ndër arritjet më të mëdha të bashkisë së Tiranës.Tirana, arsyen kryesore për të cilën i tërheq sot turistët, siç thontë ata vetë, e ka sepse është një laborator i artit, arkitekturës bashkëkohore. Më vjen shumë mirë sot që në të gjitha raportet dhe kontaktet me partnerët kërkojnë vizitë turistike në Tiranë, që nga Sheshi Skënderbej deri tek liqeni që është një atraksion më vete falë rikualifikimit dhe gjithë ndërhyrjeve që janë bërë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro gjatë fjalës së saj gjithashtu, u ndal tek shifrat dhe tek kërkesa e lartë për punësime në turizëm duke theksuar se po punohet për të arritur marrëveshje me vende të tjera në turizëm.

“Nëse arritëm 10.1 milionë vizitorë të huaj në vitin 2023, për dy muajt e parë të këtij viti ne e kaluam me 50% më shumë vitin e kaluar. Jemi duke parë një realitet, treg, biznese, që po ecin më shpejt se sa statistikat dhe nuk kemi më dyshqim që Shqipëria turizmin e ka industri kryesore, e ka pasaportën kryesore, e ka imazhin më të mirë. Dhe përtej shifrës 4,2 miliardë euro që hynë në ekonominë shqiptare vetëm nga turizmi vitin e kaluar, krahasuar me 2,8 miliardë euro të vitit 2022, përtej sektorit që punëson gjithmonë e më shumë, përtej faktit që po arrijmë marrëveshje me vende të tjera për të huazuar forca punëtore dhe burime njerëzore siç sapo kemi bërë me Filipinet dhe po vazhdojmë edhe me vende të tjera siç është Indonezia”, vazhdoi minsitrja Kumbaro.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, vlerësoi ngjarjen historike që sjell në Tiranë ministra të të Turizmit nga gjithë Evropa, siç është takimi i 70-të i takimit për Evropën për UNWTO.

“Unë besoj që ka një moment për t folur edhe politikisht dhe më vjen mirë që jo vetëm do jenë ministrat e Turizmit nga gjithë Evropa në këtë organizim fantastik që ka bërë Mirela jonë e dashur, për të sjellë gjithë Evropën këtu, për të parë se si ky laborator turizmi mund të replikohet por unë besoj shumë fort që ne politikisht duhet ta shohim turizmin me më shumë dashuri”, u shpreh Veliaj.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se sfida këtë vit, nuk është me shfirat, është me cilësinë, është me standardin, në mënyrë që të gjithë ata që vijnë të ikin të kënaqur, por dhe me turizmin elitar.

Tags: kumbaroNderkombetarpanairitirana
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Next Post
Takimi i OBT-të në Tiranë, mblidhen më të rëndësishmit e turizmit nga 40 shtete

Takimi i OBT-të në Tiranë, mblidhen më të rëndësishmit e turizmit nga 40 shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

11 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

12 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

13 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

1 day ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset