Megan Fox i “tërbon”  të gjithë

Megan Fox i ka lënë pa frymë të gjithë me fotot e fundit . Aktorja 37 vjeçare ka pozuar në një degë peme e veshur me biki të vogla jeshile.  “Pylli është miku im më i vjetër”, ka shkruar Fox në mbishkrimin e postimit të saj.

Këto foto, “çmendën” Machine Gun Kelly i cili shkruan në koment: “Nëse kështu duket kafsha e egër, do ta lija të më përpijë”.

Ylli i “Transformers” dhe reperi janë në lidhje që nga viti 2020. Fox më pare ka qenë e  martuar me Brian Austin Green dhe çifti kanë tre djem së bashku, Noah, Bodhi dhe Journey.