Melisa nxjerr fakte..

Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ një ndër më të përfolurat ndërkohë që ishte pjesë e programit, sa për marrëdhënien me konkurrentët e tjerë aq edhe për debutimin e saj në tregun muzikor si këngëtare. Në një postim tepër thumbues në rrjetet e saj sociale, përkatësisht në InstaStory duket se i paska ardhur më majë të hundës dhe vendos të flasë një herë e mirë për të gjitha thashethemet që janë bërë për të.

Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhiqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri”,- shkruan Melisa.

Prej disa ditësh është përfolur se ajo i ka dhënë fund kontratës muzikore me producentin Bini Diez pas një sherri. Melisa nuk ka përmendur emra konkret në postimin e bërë dhe s’dihet se kujt ka dashur t’ia përcjellë atë mesazh./ProBizz.al/

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img