• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Nënshkruhet Programi Vendor i Punës së Denjë 2023-2026

January 23, 2023
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Programit Vendor të Punës së Denjë 2023-2026. Ky program u nënshkrua mes qeverisë shqiptare, organizatave të punëdhënësve, punëtorëve dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e përfaqësuar nga Zyra Ndërkombëtare e Punës me qëllim bashkëpunimin për të promovuar dhe avancuar punën e denjë në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe z. Heinz Koller, Drejtor Rajonal i ILO për Europën dhe Azinë Qendrore, z. Markus Pilgrim, Drejtor i Zyrës së ILO për Punën e Denjë në Budapest, përfaqësues nga organizata të ndryshme të punëdhënësve dhe punëmarrësve, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore në fushën e tregut të punës në vend.

Në fjalën e saj, Ministrja Delina Ibrahimaj vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe OKB dhe mbështetjen që kanë dhënë për qeverinë shqiptare, sidomos sa i përket politikave të punësimit.

Ministrja theksoi faktin se përpjekjet e qeverisë shqiptare në hartimin e politikave të qëndrueshme, mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim me bizneset shqiptare, kanë qenë efektive. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar norma e papunësisë ishte 10.6% dhe ky reduktim është ndikuar nga ecuria më e mirë e tregut të punës, qoftë në treguesit e punësimit, qoftë në treguesit e financimit të punësimit.

“Programi Vendor i Punës së Denjë 2023-2026” është i gjashti për Shqipërinë dhe për Ministren Ibrahimaj kjo tregon për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij dhe të politikave për sigurimin e punës së denjë. Dokumenti është në linjë me dokumentet paraardhëse dhe Strategjinë Kombëtar të Punësimit, ku tre nga objektivat e saj lidhen ngushtësisht me punën e denjë: Përmirësimi i efikasitetit të inspektimit në punë, Promovimi i dialogut social në tregun e punës dhe Përmirësimi i politikave për punësimin e denjë.

Sa i përket përmirësimit të efikasitetit të inspektimit në punë, gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të numrit dhe cilësisë së inspektimeve, falë dhe mbështetjes dhe bashkëpunimit të ILO-s në gjithë këtë proces. Megjithatë, Ministrja tha se ka gjithmonë ende për të bërë, pasi cilësia e ambienteve të punës është siguruesi kryesor i punës së denjë.

Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut social, ku bashkëpunimi me biznesin ka një rol kryesor, ndërsa shtoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përfshirë biznesin në proceset e vendimmarrjes për politikat e punësimit.

Qeveria shqiptare është e angazhuar në garantimin e punës së denjë dhe një nismë në këtë drejtim është edhe Garancia Rinore, një projekt në bashkëpunim me Bashkimin Europian, i cili do të nisë të zbatohet gjatë këtij viti dhe do të kujdeset që çdo i ri në moshë deri në 25 vjeç të ketë një ofertë pune ose një ofertë formimi profesional. 

“Është një projekt që do të angazhojë fonde të qeverisë shqiptare dhe të Bashkimit Europian dhe ka në fokus edhe komponentin e punës së denjë, pasi nuk është e rëndësishme vetëm që të kesh një vend pune, por është e rëndësishme që ajo punë të jetë e duhura që të garantojë një jetë të denjë, jo vetëm për ato të rinj të cilët i kanë të gjitha mundësitë për tu punësuar, por edhe për grupet vulnerabël. Në këtë aspekt dua të falënderoj për bashkëpunimin që kemi me organizata të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, që në mënyrë konsistente ndihmojnë qeverinë shqiptare në drejtim të grupeve vulnerabël dhe jo vetëm”, tha Ibrahimaj.

Nga ana e saj, Koordinatorja Rezidente e OKB në Shqipëri, Fiona Mccluney, shprehu gatishmërinë e OKB dhe ILO për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e sfidave që lidhen si me ekonominë, ashtu edhe tregun e punës.

“Programi për Punën e Denjë është tërësisht i harmonizuar me kornizën e bashkëpunimit për zhvillimin e qëndrueshëm të OKB nëpërmjet prioriteteve strategjike të saj që qëndrojnë në themel të bashkëpunimit të OKB në Shqipëri.”

“Duke shprehur vlerësimin për bashkëpunimin me MFE, ndaj bindjen se zbatimi i përbashkët i Programit të ri për Punën e Denjë do të jetë i suksesshëm”, u shpreh Koordinatorja Rezidente e OKB në Shqipëri.

Tags: Delina IbrahimajOKBOrganizata Nderkombetate e PunesProgrami Vendor i Punes se Denje 2023-2026PunePunesim
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Next Post
“Anio Oil&Gas” pranë komunitetit me tri financime të rëndësishme

“Anio Oil&Gas” pranë komunitetit me tri financime të rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset