• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Panairi i Turizmit në Pallatin e Kongreseve 31 janar dhe 1 shkurt, Tourism & Travel Show Albania

January 30, 2024
in Panaire
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pallati i Kongreseve, çel dyert në daten 31 Janar me panairin “Tourism & Travel Show Albania 2024” dhe eventin më të madh B2B organizuar në vend për sektorin e turizmit. Ky event organizohet nga Iceberg Exhibitions me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, institucioneve ndërkombëtare dhe kompanive lider në vend. Ditën e mërkurë, më 31 janar, ora 10:00 organizohet Ceremonia e Hapjes së panairit me pjesëmarrjen e personaliteteve kryesore të vendit që do të përshëndesin eventin dhe të gjithë kompanitë blerëse të huaja që do të na bashkohen.  

Interes nga e gjithe bota për produktin turistik rajonal

Mbi 100 ekspozues me stendë në panair dhe 30 blerës ndërkombëtarë nga e gjithe bota si Kroaci, Itali, Angli, Irlandë, Zvicër, Hollandë, Portugali, SHBA, Indi etj. të cilet vijnë në Shqipëri të interesuar për të blerë produktin turistik rajonal. Pjesë kryesore e panairit është eventi B2B që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë britanike New Deal Europe. Vetëm 6 ditë para panairit dhe janë rezervuar 295 takime në platformën b2balkan.com. Këto takime do të bëhen në datën 31 Janar në sallën e Pallatit të Kongreseve, në një zonë të dedikuar, të organizuara me slote 15 minutëshe. Çdo element i organizimit është i huazuar nga standartet më të mira ndërkombëtare.

Turizmi i Qëndrueshëm në fokus

Panairi i Turizmit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për të cilat punimet fillojnë prej muajsh për të bërë bashkë aktorët kryesorë dhe për ti përqendruar tematikat tek nevojat themelore që tregu ka. Gjatë dy ditëve të panairit, përveçëse publiku do të ketë mundësinë të njihet nga afer me kompani të rëndësishme në Shqipëri dhe në rajon, do të ketë gjithashtu mundësinë e artë për të ndjekur forume me tematika të një rendësie të veçantë për vendin dhe rajonin tonë. Iceberg Exhibitions ka dedikimin maksimal për të theksuar rëndësinë e përvetësimit të praktikave të turizmit të qëndrueshëm në rajon. Sektori i turizmit në rajon ka një kontribut të çmuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) por duhet pranuar që modeli operativ aktual përballet me sfida qoftë në aspektin mjedisor dhe atë socio-kulturor. Përmes forumeve që do të organizohen në panair, ne kërkojmë të nxisim një diskutim konstruktiv jo vetëm në drejtim të politik-bërjes por gjithashtu edhe në drejtim të pjesëmarrjes aktive të bineseve, insitucioneve arsimore dhe komuniteteve lokale.

Programi jonë dy-ditor përfshin një kombinim panelesh diskutimi dhe aktivitetesh interaktive me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, kompanitë dhe ekspertët në praktikat e qëndrueshme të turizmit. Tematikat që do të zhvillohen janë:

Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri, një aktivitet i mbështetur dhe bashkë-organizuar me Risi Albania;

Forum Punësimi, një aktivitet i organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar

Zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimi i sektorit të mikpritjes, një forum i mbështetur nga Logical Albania dhe me pjesëmarrjen e panelistëve nga sektori i hotelerisë lider në treg gjithashtu.

Forumi i Turizmit Rajonal i organizuar nga Këshilli i Bashkepunimit Rajonal dhe me pjesëmarrjen e panelistëve nga i gjithë rajoni si Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, Serbi etj.

Forumi i Kryetarëve të Bashkive me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive kryesore të vendit tone të cilët do të prezantojnë strategjitë e turizmit për vitin 2024 dhe praktikat më të mira drejt turizmit të qëndrueshëm.

Nje ngjarje gjithë-përfshirëse

Ne hollin kryesor te Pallatit te Kongreseve, në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt do të organizohen aktivitete të ndryshme që i “flasin” një audience shumë të gjerë. Biznese (hoteleri, agjensi etj.) në kërkim të bashkepunimeve me blerës të huaj; Ekspertë, profesionistë të sektorit, kompani në kërkim të informacioneve mbi tendencat turistike në vend; qytetarë të Tiranës në kërkim të ofertave turistike, pjesëmarrjes në shorte të ndryshme, giveaway etj.; Të rinj në kërkim të mundësive për punësim; Të rinj të apasionuar pas teknologjisë për të cilët do të ketë një zonë të dedikuar gaming etj.

Tags: pallatiikongresevePanairTourism&TravelShowTurizem
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Ekspozita CES 2026, eventi më i jashtëzakonshëm i teknologjisë në botë
Evente

Ekspozita CES 2026, eventi më i jashtëzakonshëm i teknologjisë në botë

January 4, 2026
Vjen panairi i dytë kombëtar “NATIONAL STEAM FAIR (ASEDF) 2023”
Evente

Vjen panairi i dytë kombëtar “NATIONAL STEAM FAIR (ASEDF) 2023”

May 10, 2023
Turizmi dhe kulinaria shqiptare prezantohen në Uashington DC
Aktualitet

Turizmi dhe kulinaria shqiptare prezantohen në Uashington DC

May 9, 2023
“Dibra n’Fest”, promovim potencialeve turistike dhe kulturore
Aktualitet

“Dibra n’Fest”, promovim potencialeve turistike dhe kulturore

May 7, 2023
75 etiketa vere shqiptare  në “Vinitaly 2023”
Aktualitet

75 etiketa vere shqiptare  në “Vinitaly 2023”

April 3, 2023
Mbi 40 shtete në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë
Aktualitet

Mbi 40 shtete në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë

April 3, 2023
Next Post
Qepa ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak

Qepa ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset