Paragjykimet në Hollywood për orientimet seksuale! Flet Kate Winslet

Aktorja Kate Winslet së fundmi ka qenë e ftuar për të dhënë një intervistë për ‘The Sunday Times’ dhe aty ajo vendosi të flasë hapur për paragjykimin që ekziston në Hollywood. Ky paragjykim bën fjalë pikërisht për aktorët që i përkasin një orientimi tjetër seksual. Ajo tha se njeh të paktën 4 persona të famshëm që kanë frikë ta tregojnë publikisht orientimin e tyre për shkak të karrierës: “Nuk mund ta them numrin e aktorëve të rinj që unë njoh, disa janë shumë të njohur, disa sapo kanë nisur, që janë të frikësuar se orientimi i tyre seksual mund të zbulohet dhe të ndikojë në rolet e tyre, sepse nuk duan t’i punësojnë në role normal.

Një aktor shumë i njohur sapo ka komunikuar me një agjent amerikan dhe agjenti i tha ‘Unë e kuptoj që ti je biseksual. Nuk do ta publikojë këtë gjë’. Mund të them se janë të paktën 4 aktorë që e fshehin orientimin e tyre seksual. Është e dhimbshme. Sepse ata tremben se mund të zbulohen”.

Siç duket paragjykimi vlen më shumë për meshkujt. Ata mendojnë se nuk mund të luajnë rolin e një heteroseksuali vetëm sepse janë gay. 

Unë nuk kam si qëllim që të kërcënoj Hollywood-in. Po flasim thjesht për aktorët e rinj, që mund të kenë ndërmend t’i bashkohen këtij profesioni dhe të gjejnë një mënyrë për ta thënë më hapur këtë gjë. Duhet të ketë më pak paragjykime, diskriminim dhe homofobë”,- shtoi ajo./ProBizz.al/

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img