Pasioni për kultivimin e mjedrave, Sentiljana në kërkim të dhomave frigoriferike

Marku nga Naraci, bashkia Vau i Dejës është prej 8 vitesh me profesion infermiere, por mesa duket me profesionin e saj nuk ja del do të mbulojë të gjitha shpenzimet që ka jetesa këtu. Për të përmbushur shpenzimet ka menduar një zgjidhje, duke hedhur sytë nga bujqësia e konkretisht me kultivimin e Mjedrës.

 “2 vitet e fundit mendova të angazhohem me dicka tjetër, se thellë brenda vetes e ndjeja që duhej të bëja dicka ndryshe, plus rroga nuk mjaftonte, familja me probleme shëndetësore. pra, isha në një situatë vendimtare cfarë të bëja me veten time, cfarë të bëja me profesionin që kam, a të lëvizja të ikja dhe unë sic po bëhet trend tani të ikin të gjithë infermierët, a të lëvizja nga fshati t’i drejtohesha kryeqytetit për një punë tjetër me më shumë të ardhura? Isha në një mëdyshje që realisht doja t’i jepja një zgjidhje.”

Sentiljana mendoi seriozisht fushën e bujqësisë për zhvilluar një kulturë jo shumë të njohur për të. Ka patur edhe eksperiencë në fushën politike dhe në disa trajnime.

“Dhe pas gjithë kësaj kohe arrita në përfundimin që ok nuk ja vlen të humb kohën që të merrem me angazhime politike, por arrita në një konkluzion që ia vlejti ajo kohë, sepse në këtë mënyrë njoha njerëz, njoha si funksionojnë shumë punë dhe në këtë mënyrë u njoha me një organizatë që koperon në territorin e veriut që jep më shumë ndihmë nga ana bujqësore dhe aty ishte një thirrje që thoshte për të drejtat e grave dhe për të drejtat e të rinjve, dmth për trajnime që kërkonin barazi gjinore. Mendova, apliko se nuk i dihet. Aty u njoha me mjedrat, ishte një kulturë e re që me thënë të drejtën njihja vetëm boronicën, manaferrë, por mjedrën si frut as që ja dija emrin, të tregohem shumë e sinqertë dhe në këtë mënyrë pata një ineters shumë të vecantë. I ndoqa trajnimet kohë pas kohe dhe arrita ta mbjell fidanin. “

Ajo tregon për vështirësitë në bujqeësi.

“Iu futa tokës, të punoja tokën, t’i kultivoja. Ishte një punë e vështirë të them të drejtën, sepse unë nuk disponoj mjete bujqësore që punojnë tokën. Me duhej të merrja punëtorë me lekë. Metrat e tokës që kam unë të mbjella me mjedër nuk ishin të mjaftueshme edhe ata punëtorë nuk e ndiznin zatorin për 1000 metër tokë. U detyroja t’i paguaja dyfish vetëm që ata të vinin ta punonin, të frezonin sic janë punime të ndryshme që bëhen në kohë të ndryshme të vitit. Si përfundim arrita në prodhimin e mjedrave.

Tani Sentiljana shpreson të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe të gjejë mbështetje financiare apo partnerë për të patur dhomë frigoriferike në mënyrë që të ketë mundësi të krijojë kushte për ruajtjen e Mjedrave.

Nuk e prisja që do të kishte aq prodhim. Nuk e prisja që do të shiteshin. Hasa në disa vështirësi sepse njerëzit nuk e njihnin, zona ku unë jetoj. Për të bërë shitjet rreth e qark institucioneve ku ne jetojmë ishte pak e vështirë sepse nuk e njihnin, u dukej një produkt i shtrenjtë. Në këtë mënyrë fillova të kërkoja, fillova të angazhohesha nëpër trajnimet e tjera sic ishte DuaPartners nga e cila u përzgjodha dhe ata më kanë dhënë disa kohë mentorim, me shpresqën që do të takoheshim me investitorë, sepse unë tani kam nevojë për një dhomë frigoriferike, por është një gjë që nuk u realizua.

Sentiljana ka marrë pjesë në disa projekte dhe konkurse. Së fundmi mori çmimin Best Woman Entrepreneur në Startup City 4 nga Universiteti Metropolitan i Tiranës ku ndjehet shumë e motivuar.

“ Pastaj aplikova sërish te Idea dhe aty fatmirësisht u zgjodha fituese ndër 5 finalistët. Por, nuk e di cfarë ndodhi por vititn e kaluar as Idea nuk dha fonda. Në këtë mënyrë ndjek duke kërkuar investime. Kështu që mësova si të kërkoj investimet. U njoha dhe me StartupCity, ku secilën prej këtyre aplikimeve unë e kam njohur nëpërmjet internetit duke aplikuar dhe jam përzgjedhur. Në të gjitha rastet kam marrë cmime. Në të gjitha rastet jam vlerësuar me certifikata. Më kanë rritur motivimin për të vazhduar përpara. Tani të shohim. Edhe vlerësimi që mora nga StartupCity nga Universiteti Metropolitan më dha një ndjesi të bukur. Tani shpresojmë që këto certifikata të kenë impaktin e tyre në vazhdimësinë time, që t’i japin një rëndësi pjesa tjetër e organizatorëve të ndryshëm dhe ndoshta pse jo të dalë ndonjë investitor që t’i japë një dorë mjedrave të Danjës. Ndoshta nuk ua thash në fillim, por e kam quajtur Mjedrat e Danjës, për të treguar një kulturë të re, me një emër të vjetër prehistorik të qytetit të Vaut të Dejës.” shprehet Sentiljana. /ProBizz.al