Bianka Dervishi ka qenë në fokus të mediave për profesionin që ushtron si kamionistja e parë shqiptare përtej kufinjëve. Por ajo që bie në sy në klipet e realizuara janë kamionët me logon PIK Industry që ajo ka besuar të drejtojë në vendin tonë. Është pikërisht PIK Industry e cila vjen ndryshe në treg duke thyer tabu me hapjen e dyerve per kamionistet femra.
E kthyer tashmë në profesioniste si shofere kamioni; pasi ka lënë pas punën si parukiere; Bianka bashkë me aftësitë e saj në drejtimin e mjeteve kamion Trailer, na sjell në pah edhe rrjetin Logjistik të PIK Industry ku bie në sy teknologjia e avancuar.
Por nuk qëndron vetëm këtu e veçanta e kësaj kompanie, pasi PIK Industry po sjell një risi në tregun shqiptar për qasjen që ka përsa i përket hapjes së dyerve për shoferet femra për t’i besuar këtë punë kaq të rëndësishme. Për herë të parë po thyehet akulli për një profesion të rrënjosur si mashkullor, duke i besuar frenat pikërisht femrave.
Të ndërthurur me hiret e një vajze dhe me mprehtësinë dhe zotësinë e saj në ushtrimin e profesionit si kamioniste, PIK Industry nga njëra anë na njeh me teknologjinë më të avancuar të mjeteve të transportit Kamion Jumbo dhe Izotermik dhe nga ana tjetër na nxjerr në pah fuqinë e gruas në këtë sektor që e simbolizon dhe personifikon më së miri Bianka Dervishi.
Në intervistën për ProBizz.al Bianka Dervishi na tregon arsyet se përse ka zgjedhur Pik Industry për të bashkëpunuar.
”Zgjodha PIK Industry sepse është një kompani inovative dhe avantguard, e cila 90 përqind të artikujve dhe transporteve i furnizon nga Evropa dhe kryesisht nga Italia, ku edhe jetoj. PIK Industry ka investuar shumë në teknologji dhe logjistikë sipas parametrave bashkëkohorë duke i dhënë zgjidhje një sërë problematikave që hasin drejtueset femra”- shprehet Bianka.
E pyetur nëse dallon PIK Industry nga shërbimet në Itali, Bianka thotë se kjo kompani është në linjë me vendet e zhvilluara dhe ka investuar maksimalisht për ofrimin e të gjitha kushteve.
Por a e ka bërë Biankën ky profesion më pak femërore? Pamja nuk ka koment por çfarë thotë vetë ajo:
“Shoferet femra të kamioneve shpesh vihen në dyshim për feminilitetin e tyre dhe janë subjekt i kritikave të pajustifikuara dhe stereotipeve negative, por unë jam identifikuar si një vajzë e pavarur, e mirëtrajnuar, e kuruar në imazh, shumë profesionale dhe me autoritet për të hyrë në një territor, i cili është konsideruar historikisht si kulturë mashkullore. Këto janë tregues shumë të rëndësishëm për fuqinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave. Gjykoj që profesionalizmi dhe energjia e lartë në pozicione sfiduese nuk të bëjnë më pak femërore”- thekson Bianka.
Duket se fryma që përcjell PIK Industry për aksesin që u jep grave dhe vajzave nuk është vetëm tek drejtimi i mjetit. Kjo kompani gjithashtu drejtohet nga një grua e cila ka krijuar një model evropian menaxhimi në kompani duke shmangur gjuhën gjinore në vendet e punës dhe duke përqafuar diversitetin edhe brenda departamentit logjistik të kompanisë.
Strategjia e PIK Industry për shoferet femra
Drejtimi i kamionëve ka qenë gjithmonë bota e meshkujve, por për PIK Industry gratë përbëjnë potencial për të ndryshuar këtë realitet pasi duhet pranuar që asnjë punë nuk është specifike për asnjë gjini. Më shumë gra do të thotë më shumë zgjidhje për sfidat në kamion. Në këtë drejtim PIK Industry ka zhvilluar strategji për të fituar pranimin dhe legjitimitetin e shofereve femra duke investuar në një standard të ri në sektorin Logjistik me fokus përdorimin e teknologjisë bashkëkohore në një rrjet kamionësh të cilët favorizojnë në mënyrë ergonomike shoferet femra dhe trajnime të dedikuara për to në këtë profil.
Kush është PIK Industry?
PIK Industry është lider në shërbimet nga pas vjelja tek konsumatori
Kjo kompani operon prej më shumë se 7 vitesh duke ofruar të gjthë zinxhirin e furnizimit dhe shërbimeve nga pas vjelja deri tek konsumatori final, konkretisht; aksesorë paketimi, përpunim dhe paketim të produkteve agro-ushqimore, makineri dhe linja seleksionimi, mjete logjistike, asistencë teknike, konsulencë mbi marketingun ushqimor, krijimi i markave/brandeve në këtë sektor si dhe import-eksport fruta perime të freskëta në tregjet ndërkombëtare.
PIK Industry sh.p.k është e lokalizuar në Lushnje, në zemër të rajonit të Myzeqesë me tre filiale bazë në sektorin e Agrobiznesit. Kjo kompani është lider në tregun shqiptar për t’i dhënë zgjidhje paketimit të frutave dhe perimeve. Që në fillimet e saj, PIK Industry ka përkrahur inovacionin dhe ndjek modelet e fundit në industrinë e paketimit me tendencat në eksportet e produkteve agro-ushqimore me një paketim të qëndrueshëm, të biodegradueshëm dhe të certifikuara për kontakt ushqimor. Me një ekip të specializuar PIK Industry garanton të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe dërgesat deri në pikat përfundimtare duke përmbushur kërkesat e klientëve.
Kompania thekson se garanton sukses maksimal në këtë sektor./ProBizz.al