Programi i zhvillimit të pronave publike hyn tashmë në një fazë të re, me projekte transformuese të vizionit për Shqipërinë europiane 2030.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues tësipërmarrjes dhe sektorit bankar, me prezencën e përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, për prezantimin e kësaj faze zhvillimi,në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore, lidhur me hapësirat e punës dhe po ashtu në funksion të krijimit të partneriteteve me sipërmarrjen private për të ndërtuar vepra të reja të infrastrukturës publike, turistike, kulturore e sociale, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane dhe në bashkëpunim me institucione simotra në Europë të Korporatës Shqiptare të Investimeve.
Në prezantimin publik mori pjesë edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe drejtoresha ekzekutive e “Albanian Investiment Corporation”












