Që kur kanë filluar modelet të kërcënohen me jetë? Kendall Jenner merr mbrojtje nga gjykata

Thuhet se një burrë ka kërcënuar se do të vrasë me armë Kendall Jenner, para se të marrë gjithashtu dhe vetë jetën e tij. Ai është identifikuar si Malik Bowker, i cili ka marrë një urdhër ndalimi të përkohshëm nga gjykata, të hënën, 29 mars, për ta shpëtuar modelen 25-vjeçare prej tij. Jenner ka pohuar se burri 24-vjeçar udhëtoi përgjatë gjithë vendit për ta vrarë atë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore të cilat janë marrë nga ‘TMZ’, një oficer i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos (LAPD) informoi Jenner për planin e pretenduar të vrasjes, të enjten, 25 Mars. 

Në gazeta, ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ pretendoi se detektivi i tha asaj se Bowker kishte në plan të blinte një armë zjarri të paligjshme për të marrë fillimisht jetën e saj dhe më pas të vetën. Sidoqoftë, aktualisht, ai është duke u mbajtur përkohësisht në një spital psikiatrik, por ai mund të lë nxirret nga aty në çdo çast.

E rëndësishme është që tani modelja Kendall Jenner do të jetë e sigurt dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj./ProBizz.al