
Në zemër të Connecticut, restoranti Bella’gio qëndron si një destinacion i shijeve autentike shqiptare. I themeluar në vitin 2013, ky restorant familjar është shumë më tepër se një ambjent ngrënieje, është fryt i një ëndrre të përbashkët, e ndërtuar me kujdes mbi themelet e mikpritjes së ngrohtë shqiptare dhe përvojës së pasur gastronomike.
Me një staf prej mbi 60 personash, shumica me origjinë nga Shqipëria kryesisht nga Korça, Bella’gio ofron një atmosferë të veçantë ku çdo vizitor ndihet si mik i shtëpisë.
Restoranti ka një kuzhinë italiano-mesdhetare, me receta të përgatitura me pasion. Kuzhinieri kryesor është djali i madh i familjes Kelmendi, i diplomuar në Culinary School në Rhode Island, SHBA. Ndërkohë, Korabi, djali i dytë, menaxhon frontin e lokalit në Manhattan, së bashku me vëllain Kastriotin dhe familjarët e tjerë.
Korabi është gjithashtu profesionist në përgatitjen e pijeve alkoolike, dhe në vitin 2023 u vlerësua me çmimin “Barmeni i Vitit”.

Ajo që e bën Bella’gio-n vërtet unik është oazi i fshehur në pjesën e pasme, një oborr i gjelbëruar, i qetë, i rrethuar me lule dhe pemë. Kjo hapësirë krijon momente relaksi për klientët. Magjia plotësohet nga vizitat e papritura të drerëve, pulave të detit, shqiponjave dhe lepujve duke krijuar një harmoni mes natyrës dhe mikpritjes.
“Të ndërtosh një biznes nuk ka të bëjë vetëm me fitimin, por mbi të gjitha me pasionin dhe dashurinë që kam për gastronominë dhe mikpritjen që na karakterizon ne si shqiptarë!”, thotë për Probizz.al Flori Lloga.
“Si familje, jemi përpjekur të ofrojmë më të mirën për klientët tanë amerikanë, duke përcjellë një pjesë të kulturës shqiptare të ushqimit, në një ambient të ngrohtë e familjar, me një dizenjo kontemporane dhe stil të veçantë”, tregon Flori Lloga.

Përveç muzikës, rrugëtimi i Florit në botën e gastronomisë filloi në 1990 me hapjen e restorantit Aldo’s of Italy, me një kuzhinë italiano-napolitane. Me kalimin e kohës, ai u zgjerua me Bellagio, Aldo’s Wine Bar, Plus Bagels Factory dhe projekte të tjera, duke ndërtuar një perandori të vogël të shijimit dhe shërbimit të shkëlqyer.
Bella’gio nuk është thjesht një restorant; është një histori e pasionit familjar, një përzierje e përsosur e traditës dhe inovacionit, dhe një vend ku shpirti shqiptar i jep një tjetër shije Connecticut.
















