Rita Ora ka nisur një sipërmarrje të re të biznesit. 33 vjeçarja ka organizuar festën e prezantimit të markës së saj të re të kujdesit të flokëve ‘TYPEBEA’ në Londër.
Ajo kishte veshur një bust bezhë pa rripa, me pantallona ngjyrë kafe dhe doreza të tejdukshme ngjyrë gështenjë.
Në një postim në Instagram Rita Ora “Jam shumë e emocionuar që më në fund njoftoj një pasion timin të madh, @TYPEBEA, kujdesin e flokëve me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve që kam krijuar me @anna.lahey” .