Afati për deklarimin e inventarit analitik të vitit 2025 është shtyrë deri më 20 shkurt 2026. Kjo është bërë e ditur nga administrata tatimore shqiptare.
Shkak u bënë disa probleme teknike që u evidentuan në sistemin SelfCare, të cilat kanë krijuar vështirësi në deklarimin nga ana e tatimpaguesve.
Që të përmbushin këtë detyrim ligjor, tatimpaguesve u është dhënë afat shtesë për të deklaruar inventarin ku pasqyrohen të dhëna të detajuara mbi lëndën e parë, produktet e gatshme dhe mallrat për rishitje, duke përfshirë njësinë, sasinë, çmimin dhe vlerën përkatëse.
Deklarimi kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing.
Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të shfrytëzojnë afatin e ri ,me qëllim shmangien e verifikimeve në vend dhe aplikimit të penaliteteve përkatëse.












