• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Sipërmarrja shqiptare në SHBA vazhdon të shkëlqejë

May 12, 2026
in Biznes
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Arber Kapllani/

Restoranti Edmond’s Burgers & More i familjes Bregu në Texas renditet mes 100 restoranteve më të mira në Shtetet e Bashkuara.

Përtej suksesit në biznes, sipërmarrësit shqiptarë Aida Lamçe dhe Edmond Bregu njihen edhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në komunitetin shqiptar në Texas. Ata kontribuojnë vullnetarisht çdo javë në mbarëvajtjen e Shkollës Shqipe në Dallas, si edhe ofrojnë ndihma materiale sipas nevojave të shkollës dhe komunitetit. Në bashkëpunim me drejtoritë lokale arsimore, ata janë gjithashtu pjesë e programeve komunitare ku, në ditë të caktuara, një përqindje e fitimeve ditore të restorantit dhurohet për shkollat lokale amerikane. Së fundmi, ata kanë propozuar që një iniciativë e ngjashme të organizohet më shpesh edhe në mbështetje të Shkollës Shqipe në Dallas.

Lokali i tyre në Plano është kthyer gjithashtu në një pikë të njohur takimi për shumë të rinj dhe të reja shqiptare në rajonin Dallas–Fort Worth, të cilët, përveç ushqimit të vlerësuar dhe atmosferës familjare, gjejnë aty edhe një ndjesi afërsie me kulturën dhe frymën shqiptare në përditshmërinë e tyre amerikane.

Në historinë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, sipërmarrja dhe puna e palodhur kanë qenë gjithmonë shtyllat që kanë ndihmuar shqiptarët të ndërtojnë histori suksesi në fusha të ndryshme të jetës ekonomike dhe shoqërore. Një tjetër shembull i këtij suksesi vjen nga shteti i Texas-it.

Restoranti Edmond’s Burgers & More, në pronësi të sipërmarrëses shqiptare Aida Lamçe dhe i menaxhuar nga çifti Aida Lamçe dhe Edmond Bregu, është përfshirë në listën prestigjioze “Top 100 Restaurants in the United States 2026”, të publikuar nga platforma ndërkombëtare e vlerësimeve të restoranteve Yelp.

Në këtë renditje kombëtare, restoranti është pozicionuar në vendin e 59-të në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke u renditur mes 100 restoranteve më të vlerësuara në vend sipas përvojave dhe vlerësimeve të mijëra klientëve.

Ky vlerësim merr një rëndësi të veçantë edhe në raport me restorantet e tjera nga rajoni Dallas–Fort Worth Metroplex, një nga tregjet më konkurruese të gastronomisë në SHBA. Në listën e këtij viti nga rajoni Dallas–Fort Worth janë përfshirë katër restorante:

• Hatsuyuki Handroll Bar – Fort Worth, vendi #36

• Gold Spoon – Carrollton, vendi #37

• Hutchins BBQ – Frisco, vendi #49

• Edmond’s Burgers & More – Plano, vendi #59

Kështu, Edmond’s Burgers & More renditet si restoranti i katërt më i vlerësuar në rajonin Dallas–Fort Worth në këtë listë kombëtare, një arritje e rëndësishme për një biznes familjar të drejtuar nga sipërmarrës shqiptarë.

I vendosur në qytetin e Plano, në veri të Dallas-it, restoranti është bërë i njohur për burgerët e përgatitur me mish të freskët, recetat e veçanta dhe atmosferën familjare që ofron për klientët. Brenda një kohe relativisht të shkurtër, ai ka fituar një reputacion të fortë mes dashamirësve të burgerëve në gjithë rajonin Dallas–Fort Worth.

“Ky është një moment shumë i veçantë për familjen tonë,” shprehet Edmond Bregu. “Ne kemi punuar me përkushtim për të ndërtuar një vend ku njerëzit të vijnë dhe të shijojnë ushqim cilësor në një ambient mikpritës. Të jesh pjesë e listës së 100 restoranteve më të mira në SHBA është një nder i madh për ne.”

Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje për familjen Bregu, por edhe një moment krenarie për komunitetin shqiptar në Texas dhe më gjerë në Shtetet e Bashkuara, duke dëshmuar edhe një herë kontributin e sipërmarrësve shqiptarë në jetën ekonomike dhe shoqërore amerikane./Gazeta Dielli

 

 

Tags: edmond'sburgersShqiptareSipermarrja
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!
Biznese VIP

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!

August 28, 2026
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut
Biznes

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

August 13, 2026
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI
Biznes

ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

July 28, 2026
Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
Next Post
Samsung mohon akuzat e Dua Lipës për përdorim të imazhit pa leje

Samsung mohon akuzat e Dua Lipës për përdorim të imazhit pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

10 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

11 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

12 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

1 day ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset