“Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, një pasqyrë ku duhet të shihet çdokush

Vasil Naçi, autori i librit “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, është sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, trajnues motivues, filantrop, themelues, President & CEO i Agna Group.

Ky libër është esencë e njohurive dhe praktikës në jetën e tij si biznesmen, por edhe në dimensionin njerëzor, modelit frymëzues për çdokënd.

Një pasqyrë e domosdoshme ku duhet të shihet çdokush.

Natyra etike e komunikimit e lidhur ajo me biznesin dhe jo vetëm.

Një guidë e vërtetë, e cila është e strukturuar shumë qartë dhe patër.

Pavarësisht nivelit të arsimimit, punës apo profesionit ky libër është lehtësisht i kuptueshëm dhe i dobishëm. Një libër që pasi e ke mbaruar të ka rritur ndjeshmërinë dhe të imponon ta vësh në praktikë.

Autor: Adriatik Kurtitregtar i librit online dhe dashamirës i librit