Spanja pret edhe më shumë turistë këtë vit ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare 94 milionë të huaj e vizituan vitin e kaluar, 10 % më shumë se në vitin 2023.
Në një dalje publike ministri i Turizmit Jordi Hereu tha se kjo nxiti rritjen ekonomike pas një ngadalësimi që pati vitet e mëparshme.
Turistë të huaj shpenzuan rreth 126 miliardë euro gjatë qëndrimit të tyre në vitin 2024.
Ai parashikon se do të shpenzohen 36 miliardë euro vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025-s.
Por bumi turistik erdhi edhe me shqetësime të tjera si p.sh Barcelona synon të mbyllë të gjitha qiratë afatshkurtra deri në vitin 2028.
Qeveria spanjolle planifikon të zbusë fluksin turistik, duke përmendur përparimin në vendosjen e rregullave dhe kufizimeve.












