• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
E enjte, 30 Nëntor, 2023
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Syri i Kaltër, tropiku i pabesueshëm i Shqipërisë

8 Gusht, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Me gjithë bukurinë që e karakterizon jugun e Shqipërisë, dhe ai vërtet është një prej bukurive më të pabesueshme të vendit, tashmë aty presim të shohim vende që na kujtojnë më shumë mesdheun se sa pamjet tropikale. Por, Shqipëria është vendi i të papriturave! Ngjyrat, aromat, bukurinë e tropikut e gjen jo vetëm në Venezuelë apo ishujt Maldive por edhe në Syrin e Kaltër. Apo, ndoshta ai duhet të quhet parajsa tropikale e Shqipërisë, hapësira ku dhe ata më të fortët përhumben në mrekullinë që i shfaqet përpara.

Burimi nga Mali i Gjerë krijon një pishinë natyrore në formën e një syri, ku thellësia prej rreth 50 metrave (të paktën kështu thonë, pasi thellësia e vërtetë mbetet ende e pavërtetuar, edhe pas zhytjeve të më të guximshëve), ofron një spektakël ngjyrash të cilat janë zakonisht të rezervuara vetëm për gurë të çmuar. Bebja e syrit formohet nga një blu safiri ndërsa ngjyra e syrit është e përbërë prej hijeve të esmeraldit dhe bruzit.

Syri i Kaltër është i thellë, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Ngjyrat e jashtëzakonshme që shkëlqejnë akoma më tepër nën diellin mesdhetar, gurgullima e bukur e ujit të ëmbël, dhe gjelbërimi që shoqëron të gjithë burimin, të krijojnë ndjesinë se je në kopshtin e Edenit, apo në çdo vend ekzotik që mund të keni imagjinuar. Burimi nga Mali i Gjerë vazhdon rrjedhën në formën e lumit të Bistricës, që ushqen një bimësi të dendur, ku spikasin ngado rrepët qindravjeçar të cilët janë përgjegjës për hijen e izolimin perfekt nga bota. Shumë prej portaleve më të famshme në botë e quajnë Syrin e Kaltër magjepsës dhe hipnotizues, befasues dhe të papërshkrueshëm. Tropik, parajsë, e bukuri pafund!

Plot 18 burime janë të shpërndara përgjatë gjithë zonës, duke e bërë këtë hapësirë një nga më joshëset për cilindo vizitor. Uji mban një temperature prej 10o Celsius por kjo nuk i dekurajon aspak njerëzit për të cilët kurioziteti dhe mposhtja e frikës mbizotërojnë. Ata hidhen në qender të syrit të kaltër sepse ky vend të fton ta shijosh atë në maksimum! Për të parafrazuar thëniën e famshme të Nietszche-s, ju do të shihni brenda këtij syri të thellë dhe ai do tua kthejë shikimin por, në këtë rast, kjo mund të jetë eksperienca më e bukur e jetës tuaj!

Si të shkosh

30 minuta, rrugë me makinë nga Saranda. Syri i Kaltër gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër. Mund të merrni edhe autobusin për Gjirokastër por, në këtë rast, duhet ti kërkoni shoferit t’ju lerë të zbrisni tek Syri i Kaltër (pasi nuk ka linje direkte autobusash).

Burimi: Into Albania

Tags: BurimJUGMali i GjereSarandeShqiperiSyri i Kalter
ShareTweetShare

TE NGJASHME

El pais: TikTok ndikoi në rritjen e turizmit në Shqipëri
Destinacione

El pais: TikTok ndikoi në rritjen e turizmit në Shqipëri

23 Nëntor, 2023
Bujtina “Kaso”, mirëpret turistë të huaj dhe vendas
Destinacione

Bujtina “Kaso”, mirëpret turistë të huaj dhe vendas

20 Nëntor, 2023
Media italiane: Shqipërinë e pret bum turistik edhe në vitin 2024
Destinacione

Media italiane: Shqipërinë e pret bum turistik edhe në vitin 2024

13 Nëntor, 2023
Fshatrat më të bukura në Zvicër
Destinacione

Fshatrat më të bukura në Zvicër

23 Tetor, 2023
Shqipëria, e para në Europë për flukset turistike
Destinacione

Shqipëria, e para në Europë për flukset turistike

18 Tetor, 2023
Amsterdami do të rrisë taksën turistike për vitin 2024
Destinacione

Amsterdami do të rrisë taksën turistike për vitin 2024

15 Tetor, 2023
Next Post

Horoskopi ditor – 9 gusht 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TE FUNDIT

Lajm i mirë për shqiptarët që lëvizin drejt SHBA-së dhe anasjelltas

Lajm i mirë për shqiptarët që lëvizin drejt SHBA-së dhe anasjelltas

11 orë ago
Bill Gates: Njerëzit mund të punojnë vetëm tre ditë në javë falë robotëve të inteligjencës

Bill Gates: Njerëzit mund të punojnë vetëm tre ditë në javë falë robotëve të inteligjencës

12 orë ago
Kosovarja synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi

Kosovarja synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi

12 orë ago
Flamuri kuqezi në ekranet gjigante në sheshin e New York-ut

Flamuri kuqezi në ekranet gjigante në sheshin e New York-ut

12 orë ago
Si të largojmë dhimbjen e kokës

Si të largojmë dhimbjen e kokës

15 orë ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2023 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency dhe Entrenovu.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2023 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency dhe Entrenovu.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In