Karantinimet e reja të Kinës për Covid janë një tjetër kërcënim për ekonominë
Lufta e Rusisë në Ukrainë po trondit ekonominë globale ndërsa politikëbërësit garojnë për të vënë nën kontroll inflacionin e lartë. ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë po trondit ekonominë globale ndërsa politikëbërësit garojnë për të vënë nën kontroll inflacionin e lartë. ...
Nga rihapja e bareve dhe restoranteve deri te heqja e kërkesave ligjore për maskat, shumë nga ekonomitë më të mëdha ...
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka ndjekur me shqetësimvendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Përmasa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili kahyrë në fuqi më 22 Janar 2022. Në këtë vendim, ndër të tjera, përfshihen masat e reja mbihyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Kosova, duke vendosur kusht certifikatën e vaksinimit me tre doza kundërCOVID-19 ose certifikatën e vaksinimit me dy doza kundërCOVID-19 bashkë me testin RT-PCR negative jo më herët se 48 orë para nisjes. Gjithashtu është vendosur kufizim orari përlejimin e aktivitetit të gjithë gastronomisë në Kosovë deri nëorën 21:00. Masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve nëKosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj) dhe kryerja e testit të RT-PCR i ngarkon me një kosto shtesë financiare të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë hyrje-dalje të shpeshta me Republikën e Kosovës. Masa e marrë nga Qeveria, në kufizimin e orarit për lejimin e aktivitetit të gastronomisë deri në orën 21:00 nuk bënë gjë tjetër veçse rëndon akoma dhe më shumë këtë sektor si dhe ndikon në uljen e volumit të shitjeve duke cënuar rëndë të gjitha bizneset që operojnë me këtë sektor. Referuar rekomandimit të Organizatës Botërorë të Tregtisë kushprehet qartë se, rimëkëmbja do të jetë më e shpejtë, nësevendet i mbajnë tregjet e hapura, nuk vendosin barriera dheveprojnë së bashku si dhe faktit konkret ku vendet e mëdha të Evropës si Anglia, Franca, Spanja tashmë po i lehtësojnëmasat kufizuese në vendet e tyre, ky vendim i Qeverisë sëKosovës, në këto kohë, nuk sjell gjë tjetër veçse pengon lirinëe lëvizjes dhe tregtisë së lirë. Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjenepidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguarqarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë.
Viti i kaluar ka qenë i vështirë për t'u përballur për pothuajse të gjithë ne. Me pandeminë COVID-19 që ka ...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar pozitivisht te shumë sektorë të ekonomisë në Shqipëri, pas bllokimit ...
© 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.
© 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.