Të bërit biznes! Cili: Ka ardhur koha të ndjekim modelin Zviceran apo të Emirateve Arabe

Fundviti ka bërë bashkë në një event të veçantë anëtarët e Dhomës së Tregtisë Zvicerane – Shqiptare, përfaqësues nga Ambasada Zvicerane dhe personalitete të tjerë të fushave të ndryshme të biznesit dhe medias. Nën kujdesin e organizimit nga SWISSA të pranishmit kanë patur mundësi të ndajnë me njëri-tjetrin biseda të rëndësishme dhe të krijojnë ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi. Pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë, ky event u mirëprit nga të ftuarit për rëndësinë që ka në network.

Në fjalën përshëndetëse, Drejtori Ekzekutiv i SWISSA, Z.Sokol Cili u ndal në fillim tek periudha e vështirë e pandemisë.

“E di qe ka qene nje periudhe dy vjecare e veshtire per shume nga ne në kete kohe pandemie, dhe uroj nga zemera qe dite me te mira te vijne. Per disa ka qene nje mundesi per te reflektuar ne menyren se si po bejme biznes dhe se si mund te evoluojme ne te tilla situata per te mbijetuar dhe per tu zhvilluar.E njejta situate ka qene edhe ne zvicer per shume biznese dhe konstatojme qe edhe ata po evoluojne.”- tha Cili.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të SWISSA shumë sipërmarës e panë periudhën e pandemisë si mënyrë reflektimi.

“Ata po hapen duke kerkuar dhe pare mundesi te reja te zhvillimit te operacioneve te tyre jashte shtetit zviceran. Kete gje ma konfirmoi ne takim presidenti i dhomes se tregtise Gjeneve kur erdhi ne Tirane. Dhoma e Gjeneves ka rreth 2600 anetare.

Gjykojme se ne i kemi te gjitha potencialet per te qene prane tyre  duke i ofruar sherbimet dhe produket tona, duke bashkepunuar dhe perfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e tyre e larte per tu ngritur ne nivel dhe per te qene ne lartesine e duhur per te operuar ne tregjet e huaja dhe sidomos ato europiane.”

Anëtarëve i kërkoi të jenë më bashkëpunues për të arritur objektiva të mëdha për të qenë prezent në tregje ndërkombëtare.

“Kerkoj nga ju qe ne vitin qe po vjen te jemi me bashkpunues me dhomen dhe sidomos per njeri tjetrin per te patur mundesi te krijojme nje Pashaporte shqiptare per produke dhe sherbime qe te jete e denje per tregjet nderkombetare.Ka ardhur koha qe dhoma te evoluoje dhe ti pershtatet zhvillimeve tekneologjike dhe menyrave me novative te te berit biznes.E di qe nuk eshte e thjeshte ,po te bashkuar mund tja dalim.Personalisht gjykoj qe endra e shqiperise se madhe mund te realizohet vetem nepermjet biznesit dhe politikave nxitese per te qene prezent ne tregjet nderkombetare.”

Z.Cili jep edhe shembuj se si duhet të veprojnë sipërmarrësit, anëtarët e dhomës së tregtise Zvicerano-Shqiptare.

“Ka ardhur koha qe te ndjekim modelin zviceran apo ate te emirateve arabe. Pse zgjodha keto dy shembuj, njeri shtet ka nje klime shume te ftohte dhe gjegrafikisht shumica malore, tjetra shume e nxehte dhe shkretetire.Ajo qe kane te perbashket eshte se kane krijuar nje forme qe te kene investime pafund dhe jane zhvilluar si shtete kryesisht me investime nga jashte.Ndersa shqiperia ka klimen dhe pozicionin gjeografik me te favorshem per te ofruar nje produkt kompleks ne tregjet nderkombetare. Ajo cfare duhet eshte vetem menaxhim!K a ardhur koha qe ne rrisim nivelin e te berit biznes dhe te mbledhim sa me shume investime ne shqiperi si dhe ti mbajme ato ketu.”

Cili ka bërë një prezantim të detajuar të objektivave për vitin që vjen ku pritet edhe rritje e bashkëpunimit me Kosovën për të qenë më konkurues.

“Per vitin qe vjen dhoma me ndihmen tuaj do te rrise veprimtarine midis dy vendeve.

Do te rrise takimet konkrete te mes perfaqesuesish reciproke te dy popujve tone, si ne zonen e shqiperise e ate te kosoves, me ate zvicerane. Unifikimi i nje oferte midis Shqiperise dhe Kosoves na ben me te medhenj dhe me te plotesuar ne hartimin e pashaportes se biznesit qe mund te ofrojme ne tregjet e huaja. Vitin tjeter perfundojme nje platforme informative ne lidhje me fondet, donacionet apo investitoret potenciale. Kjo do te jete nje mundesi e mire per te patur akses ne disa burime finacimi per bizneset.”

SWISSA ka ardhur duke zgjeruar anëtarët e saj me kompani të fushave të ndryshme. Nëse anëtarësoheni pranë saj kompania juaj ka disa përfitime si, konferenca dhe seminare të nivelit të lartë, forume biznesi, shërbime dhe lehtësi në të bërit biznes, shërbim marketing, akses në media etj./ProBizz.al

Të Ndryshme

Marketing

Të Fundit