Tom Cruise dhe Sofia Vergara po i rikthehen romancës?

Tom Cruise si duket nuk ka hequr dorë nga fiksimi i vjetër, ose romanca e viteve 2005 . Sipas The Mirror thuhet se aktori dëshiron të kthehet me partneren e tij të dikurshme Sofia Vergara, pasi kjo e fundit është divorcuar nga bashkëshorti i saj Joe Manganiello.

61 vjeçari i “Top Gun”  përjetoi një romancë të shkurtër me Vergara-n në vitin 2005  dhe më pas nisi një lidhje dashurie me Katie Holmes.

Ata kaluan momente të veçanta së bashku, në Hollywood Hills  duke u argëtuar krah njëri-tjetrit.