• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

26% e bizneseve shqiptare përdorin tregtinë online, ndër shifrat më të larta në rajon

October 6, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shqipëria është një nga vetëm dy ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ku shitjet online nga bizneset janë rritur ndjeshëm në 2025, në një kohë kur në nivel rajonal përdorimi i këtij kanali ka rënë. Pjesa e kompanive shqiptare që shesin mallra ose shërbime online arriti në 26%, nga 19% një vit më parë, duke e vendosur vendin të dytin në rajon pas Serbisë.

Të dhënat e publikuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), tregojnë se vetëm 20% e bizneseve në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shesin aktualisht online. Kjo përqindje është 7 pikë përqindjeje më e ulët se në 2024, kur mesatarja rajonale ishte 27%. Raporti veçon Shqipërinë dhe Serbinë si dy ekonomitë që kanë shënuar rritje të fortë krahasuar me një vit më parë.

Në Shqipëri, pjesa e bizneseve që përdorin internetin si kanal shitjeje u rrit me 7 pikë përqindjeje, nga 19% në 2024 në 26% në 2025. Në të njëjtën periudhë, Serbia u ngjit nga 17% në 27%. Kështu, Serbia renditet e para në rajon dhe Shqipëria e dyta.

Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, ku sipas raportit 23% e bizneseve shesin online. Mali i Zi është në 18%, Kosova në 13% dhe Bosnjë-Hercegovina në rreth 10%. Në këtë mënyrë, Shqipëria është 6 pikë përqindjeje mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe vetëm një pikë pas Serbisë.

Ndryshimi është edhe më i dukshëm nëse shihet krahasimi me vitin e kaluar. Në 2024, Shqipëria ishte nën mesataren rajonale, me 19% të kompanive që shisnin online kundrejt 27% në BP. Një vit më pas raporti përmbyset: Shqipëria arrin në 26%, ndërsa mesatarja rajonale zbret në 20%. Pra, diferenca e Shqipërisë ndaj rajonit ka kaluar nga 8 pikë përqindjeje nën mesatare në 2024 në 6 pikë mbi të në 2025.

Rënia rajonale lidhet me ndryshime të mëdha në disa ekonomi. Nga të dhënat rezulton se Bosnjë-Hercegovina kishte 48% të bizneseve që shisnin online në 2024, ndërsa në 2025 kjo pjesë është rreth 10–11%. Kosova ra nga 37% në 13% dhe Mali i Zi nga 21% në 18%. Në drejtim të kundërt lëvizën Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, fakti që më shumë kompani shqiptare po përdorin tregtinë elektronike nuk do të thotë se shitjet online kanë marrë ende një peshë dominuese në xhiron e tyre. Raporti tregon se, në nivel rajonal, pjesa më e madhe e kompanive që shesin online sigurojnë vetëm një pjesë të të ardhurave përmes këtij kanali. Në Ballkanin Perëndimor, 29% e këtyre bizneseve deklarojnë se 1–10% e të ardhurave vijnë nga shitjet online, 26% sigurojnë 11–20% dhe 33% sigurojnë 21–50%.

Për Shqipërinë, raporti tregon gjithashtu një shpërndarje relativisht të gjerë të shitjeve online në të ardhurat e kompanive, çka sugjeron se për shumë prej tyre interneti po funksionon ende si kanal plotësues krahas shitjeve tradicionale dhe jo si burimi kryesor i xhiros./ekofin.al

Tags: BizneseOnlineShqiptareTregti
ShareTweetShare

TE NGJASHME

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit
Ekonomi

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

October 6, 2026
Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim – Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet
Bota

Çmimet e banesave në Evropë nuk ndalen: Portugalia dhe Bullgaria kryesojnë rritjen

October 5, 2026
Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro
Ekonomi

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

October 5, 2026
Rriten sërish çmimet e ushqimeve, ja produktet që po shtrenjtohen më shumë
Ekonomi

Rriten sërish çmimet e ushqimeve, ja produktet që po shtrenjtohen më shumë

October 4, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme
Ekonomi

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 3, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”, hartuar nga AMF harmonizuar me kuadrin evropian të financave digjitale
Ekonomi

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”, hartuar nga AMF harmonizuar me kuadrin evropian të financave digjitale

October 2, 2026
Next Post
Whats up vjen me ndryshime të reja

WhatsApp sjell kontrolle të reja prindërore për adoleshentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

11 hours ago
Whats up vjen me ndryshime të reja

WhatsApp sjell kontrolle të reja prindërore për adoleshentët

14 hours ago
26% e bizneseve shqiptare përdorin tregtinë online, ndër shifrat më të larta në rajon

26% e bizneseve shqiptare përdorin tregtinë online, ndër shifrat më të larta në rajon

16 hours ago
Ushqimi që ia vlen ta keni në tryezë gjatë tetorit

Ushqimi që ia vlen ta keni në tryezë gjatë tetorit

17 hours ago
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset