• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, August 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Magjia e Kanionit të Holtës

August 26, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një nga sekretet më mbresëlënëse që Shqipëria ende rezervon për turistët vendas dhe të huaj është Kanioni i Holtës. Të paktë janë ata që e kanë dëgjuar, e akoma më të paktë ata që e kanë parë nga afër këtë mrekulli që arrihet në më pak se dy orë me makinë nga Tirana. Shumë pranë Gramshit, një nga perlat e natyrës shqiptare ka qenë e mbuluar për vite me radhë nga harresa për shkak të mungesës së infrastrukturës. Ndërtimi i Hidrocentralit të Banjës solli dhe investimet në të gjithë segmentet rrugore, duke e bërë fare të lehtë vizitën e këtij monumenti natyror

Tek sa i afrohesh kanionit, syri të shesh së largu një urë druri të vjetër që varet mes dy shpateve në hyrje të tij, që ngjan si të kish dalë nga ndonjë skenë filmi e ‘Piratëve të Karaibeve’. E megjithatë nuk jemi në sheshxhirimet e filmit amerikan diku në ndonjë vend aziatik, por jemi në ‘sheshxhirimet’ e një dite që ju përket ju ta shijoni e ta filmoni ne memorien tuaj ashtu si duhet. Qetësi dhe eko, bimësi që kacavirren shpateve dhe ujë që rrjedh nëpër këmbët e tua, e po ashtu edhe nga shkëmbinjtë, duke krijuar disa ujëvara të mrekullueshme në miniaturë. Pak më tutje, edhe gropa me ujëra termalë. Fundi i kanionit kulmon me një gur madhështor i cili duket i vendosur aty para shumë kohësh nga ndonjë krijesë mitologjike.

Kanionet e Holtës” një nga perlat e natyrës në Gramsh - ATSH -

Nëse do i mbetemi besnik Prustit që mendonte se udhëtimi i vërtet është ai ku ne adaptojmë një shikim të ri ndaj hapësirave që na ofrohen, në Kanionin e Holtës është fare e thjeshtë ta bësh këtë. Në një botë ku çdo monument mbresëlënës natyror të serviret aq shpesh e aq ngultas përmes medias e rrjeteve sociale, ky kanion ngjan si i lindur enkas për udhëtarin që kërkon ta zbulojë përpara të tjerëve tokën e premtuar.

Kanioni i Holtës shtrihet përgjatë 3 kilometrave, me shpatet e luginës që arrijnë deri në 100-150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m. Kanioni ka shpate të thepisura të mbushura me shpella karstike, si dhe gropa me ujëra termale. Frekuentimi zakonisht nis nga periudha e pranverës deri në fillim të vjeshtës, pasi në periudha me reshje të shumta ngritja e nivelit të lumit e bën të vështirë apo në ditë të caktuara të pamundur përshkimin e gjithë kanionit me këmbë.

Një nga karakteristikat e kanionit është ngushtica e herëpashershmë mes shpateve, që të krijojnë një ndjesi izolimi total nga pjesa tjetër e rruzullit. Nësë gabimisht lëshon ndonjë pasthirrmë, ekoja e zërit përcillet disa herë nga shpatet që duket sikur e shijojnë pamasë të vetmen lojë fëmijënore që mund të bëjnë përmes trupave të tyre gjigand.

Qetësi dhe eko, bimësi që kacavirren shpateve dhe ujë që rrjedh si në këmbët e tua, ashtu dhe nga shkëmbinjtë duke krijuar disa ujëvara të mrekullueshme në miniaturë. Pak më tutje dhe gropa me ujëra termal. Fundi i kanionit kulmon me një gur të stërmadh që ngjan i vendosur enkas aty përpara shumë kohësh nga ndonjë krijesë mitologjike e një kohe tjetër, që ju bën me dije se për të dalë do ju duhet të ktheheni sërish andej nga erdhët. Ndoshta është koha për pak pushim.

Për t’u patur në konsideratë: Në kushtet e motit me shi, edhe gjatë verës, mund të rritet sasia e ujit në mënyrë të papritur niveli i ujit duke e bërë shumë të vështirë përshkimin e tij.

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaDestinacionGramshHidrocentrali i BanjesKanioni i HoltesPike turistikeShqiperiUjera termale
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026
Te Pergjithshme

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026

July 31, 2026
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër
Te Pergjithshme

Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër

July 27, 2026
Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë
Te Pergjithshme

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

July 22, 2026
Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët
Te Pergjithshme

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 8, 2026
Next Post
Zgjidhja që udhëheq industrinë e rrjeteve informatike

Zgjidhja që udhëheq industrinë e rrjeteve informatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

YouTube ndryshon rregullin e shikimeve: Një video do të numërohet sapo të nisë

18 hours ago
Fëmijët që bëjnë punë shtëpie kanë më shumë gjasa të rriten të suksesshëm

Fëmijët nuk kanë nevojë të jenë të parët: Çfarë mund të mësojmë nga mënyra holandeze e rritjes

19 hours ago
Përfitimet shëndetësore të mjaltit

6% më shumë mjaltë në një vit, Shqipëria shton edhe 58 mijë koshere bletësh

2 days ago
Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

2 days ago
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset