Në km e 4 të Shëngjinit, Lezhë, ndodhet një ndër restorantet më unike, Rapsodia. Nën rehatinë dhe qetësinë që ofron ambjenti mund të provoni specialitetet e veçanta, të mbushura plot kreativitet dhe të shëndetshme nga shefi Alfred Marku. Ai ka një përvojë të gjatë në Itali si kuzhinier, një periudhë prej 12 vitesh, dhe di të sjellë gjithmonë art në tryezë.
Vlerën ushqimeve të përgatitura nga ai ia shton përzgjedhja me kujdes e produkteve lokale bio si perime, kultivimi i tyre në mënyrë organike, mishi i zonës dhe peshku i freskët. Ushqimin plot shije mund ta shoqëroni gjithashtu me disa nga verërat e tyre cilësore, nga kooperativa Sapa, me të cilat do të dashuroheni.
Duke ndjerë nevojën e produkteve të freskëta organike, Rapsodia shërben natyrë, bashkëpunon me të duke mos harruar asnjëherë ta respektojë.
Rapsodia gjithashtu ofron dhe shërbim hoteli 24 orë me një kapacitet prej 9 dhomash të mobiluara me stil modern dhe tradicional ku nuk mungon komoditeti dhe të gjitha kushtet e nevojshme.
Një tjetër shërbim që ofron Rapsodia është ai katering me fillesat e tij në Lezhë në ndërmarrje të ndryshme, për t’u zgjeruar më tej në Tiranë dhe aktualisht operon në disa kompani./ProBizz.al/