Një studim i kryer në lidhje me mënyrën sesi mësojmë tregon që truri ynë përsërit 25 herë më shumë një aftësi që jemi duke e mësuar, gjatë pauzave që bëjmë kur jemi duke e praktikuar atë aftësi.
Studimi i kryer nga Leonardo Cohen nga Instituti Kombëtar Amerikan për Çrregullimet Neurologjike, vërtetoi që kur jemi duke praktikuar një aftësi të re, si për shembull praktikimi i një pjese muzikore në piano, truri ynë e përsërit aftësinë e mësuar shumë më shumë herë gjatë kohës që bëjmë pauzë sesa gjatë kohës që jemi duke e praktikuar atë aftësi.
Gjatë studimit, disa praktikantë luanin në piano për 10 sekonda, bënin një pushim për 10 sekonda dhe më pas vazhdonin të luanin sërish për 10 sekonda, ndërsa shkencëtarët vërenin aktivitetin e tyre në tru. U vu re që një veprim që praktikantët e përsërisnin 5-6 herë gjatë kohës që luanin piano, truri i tyre e përsëriste të njëjtën sekuencë 25 herë gjatë 10 sekondave të pushimit.
Kjo “përsëritje” që ndodh në tru në mënyrë të pavetëdijshme, është elementi kryesor që na bën të memorizojmë dhe mësojmë shpejt një aftësi të caktuar.
Si duhet ta përdorim dhe aplikojmë këtë informacion? Duhet të bëjmë shpesh pushime të shkurtra gjatë kohës që jemi duke mësuar diçka, në mënyrë që t’i japim mundësi trurit të përsërisë më shpesh aftësitë që mësuam.
Burimi: Scientific Amerikan