Një tjetër risi pritet të vijë nga Gjiganti Pirraçi – U6 në Shqipëri në prodhimin e paneleve sanduiç.
Një fabrikë e re, tërësisht moderne, me teknologjinë më të fundit pritet të finalizohet në vijim në zonën e Vorës.
Kompania, me seli në Vorë, do të ketë një kapacitet prodhues 15 metra për minutë në një sipërfaqe mbi 12 mijë metra katror.
Risia e fabrikës më të re nga Pirraçi – U6 do të jetë implementimi i teknologjisë së fundit ku cdo proces kryhet në mënyrë automatike dhe fuqia punëtore do të jetë e pakët në numër.
Drejtues të fabrikës sqarojnë për Probizz.al se: “Do të prodhohen të gjitha llojet e paneleve duke filluar nga panele me spesor 40 mm – 120 mm. Do të jetë panel me vidë të dukshme dhe të fshehur, panel fasadash, panel për dhoma frigoriferike, panel mbulese dhe panel anësor.”
Tipet e paneleve janë:
- Panel mbulese me vidë të dukshme dhe vide të fshehtë
- Panel anesor me vidë të dukshme dhe vidë të fshehtë
- Panele frigoriferike
- Panel pjegullatë etj..
Përse ky investim nga Pirraçi – U6?
Aktualisht kompania ofron të gjithë gamën e shërbimeve që duhet për çdo lloj ndërtese që ka për bazë konstruksione metalike dhe ka menduar që edhe panelet sanduiç t’i pordhojë në Shqipëri.
“Zgjerimi i tregut me produktet dhe në produktet e tij na shtyu për hapjen e kësaj kompanie, pasi paneli sanduiç është i vetmi produkt që kompania jonë e importon për momentin, të gjitha produktet e tjera i prodhojmë vetë.”- thonë përfaqësues të kompanisë.
Pirraçi – U6 ka rritur shërbimet dhe është kthyer në kompani lider në treg, e cila ofron të gjithë gamën e shërbimeve që duhet për çdo lloj ndërtese që ka për bazë konstruksione metalike. Për këto tipologji ndërtesash nuk është nevoja të kontraktoni kompani të ndryshme për të marrë shërbimet, pasi Pirraçi – U6 ka menduar për të gjithë paketën nga leja e ndërtimit deri në dorëzimin e veprës. Pirraçi – U6 është kthyer tashmë në kompaninë partnere për shumë sipërmarrje duke ju përgjigjur kërkesave për ndërtimin e veprave të ndryshme me cilësinë më të lartë.