“La Belle De L’Adriatique”, me 146 turistë nga vende të ndryshme si Francë 119, Kanada 2, Zvicër 6, Belgjikë 16, Britani e Madhe, Marok, u akostua mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës ndërsa afron sezoni veror turistik.
Kroçera vjen nga porti i Sarandës dhe do të qëndrojë 1 ditë në portin e Vlorës ku do të zhvillojë turet e ndryshme dhe me pas do të shkojë në portin e Durrësit.
Thuajse një muaj më parë ‘Bukuroshja e Adriatiakut’ ishte për të disatin vit radhazi hapi siparin e sezonit turistik për kroçierat në Durrës, kur mëngjesin e 24 prillit u ankorua me 134 turistë, kryesisht francezë.
Anija me gjatësi 111 m, e cila lundron nën flamurin belg u ankorua në kalatën 5 të portit. Ky nuk do të jetë lundrimi i saj i vetëm drejt Durrësit për këtë vit, ndërsa mësohet se gjatë këtij sezoni kjo anije turistike do të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera.
Burimi: https://ata.gov.al/2023/05/21/la-belle-de-ladriatique-146-turiste-te-huaj-vizitojne-vloren/