Me 25-28 maj gjallërohet jugu me South Outdoor Festival në Borsh

Për pak ditë Borshi do të zhurmojë nga aktiviteti i South Outdoor Festival.

Në një postim në twitter kryeministri Edi Rama shkruan  “me trokitjen e South Outdoor Festival në Borsh, që prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e ëorkshop-e të llojllojshme, ju uroj të diel të bukur”.

Ky event promovon turizmin dhe ndikon në zhvillimin e zonës.