Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën.
“Ne jemi një markë që nuk po kërkon vëllim,” tha CEO i Ferrari, Benedetto Vigna në një intervistë ekskluzive për CNBC. “Ne jemi një markë që kërkon vlerë dhe respekton klientin. Për ne, klienti është shumë, shumë i rëndësishëm.”
“Klienti po i jep një vlerë makinave tona sepse ato janë unike, sepse janë të kufizuara, sepse janë ekskluzive,” tha ai. “Ne mund të bënim më shumë, por kjo nuk ka kuptim. Ne do të ofendojmë klientët tanë.”
Balanca midis rritjes dhe ekskluzivitetit nuk ka qenë kurrë më kritike për Ferrarin. Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur 44 % gjatë vitit të kaluar, me një vlerësim më të lartë se Ford ose General Motors, duke krijuar presion nga aksionerët për të vazhduar rritjen e fortë të shitjeve dhe vëllimit.
Vigna tha së pavarësisht ofertës së kufizuar , kompania vazhdon shtrirjen e saj mes klientëve të rinj. Sipas tij baza e klientëve është zgjeruar pasi vetëm 30 % e klientëve të saj janë më të rinj se 40 vjec.
Vitin e kaluar, Ferrari prodhoi 13.221 automjetë, një rritje prej 18.5 % krahasuar me vitin 2021.
Përshtatur dhe përkthyer nga fxnews24.co.uk për Probizz.al