Në forumin ekonomik Shqipëri-Izrael ku ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit nga të dy vendet mori pjese edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Në fjalën e saj gjatë punimeve ajo deklaroi se Shqipëria është kthyer në një ndër vendet më atraktive për bizneset e huaj
“Është një forum, i cili zhvillohet midis dy vendeve me një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi, por çfarë është më e rëndësishme, është një forum i cili i adresohet biznesit izraelit dhe atij shqiptar dhe padyshim Qeveria Shqiptare është e qartë se biznesi është motori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe në kushtet ku sot ndodhemi, në një momentum historik për zhvillimin e Shqipërisë, sigurisht partneriteti me vende të cilat kanë histori të ngjashme me ne deri diku, por që kanë avancuar përmes sfidave dhe sprovave është padyshim bashkëpunimi më i mire”.
Balluku vlerësoi edhe mbështetjen e Izraelit për përballimin e sulmit kibernetik vitin e kaluar.
Forumi sotëm, u shpreh zv/kryeministrja , kërkon të nxisë bashkëpunimin midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atij izraelit.
Kujtojmë se sot në Shqipëri operojnë rreth 105 kompani izraelite, ndërsa shkëmbimet tregtare llogariten në 2022-shin 57 milionë euro.