Këshilli dhe Parlamenti europian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për të reformuar tregun e energjisë elektrike të BE-së.
Reforma synon t’i bëjë çmimet e energjisë elektrike më pak të varura nga çmimet e paqëndrueshme të karburanteve fosile.
Gjithashtu mbron konsumatorët nga rritja e çmimeve, përshpejton përdorimin e energjive të rinovueshme dhe përmirëson mbrojtjen e konsumatorëve.
“Falë kësaj marrëveshjeje, ne do të jemi në gjendje të stabilizojmë tregjet afatgjata, të përshpejtojmë vendosjen e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe pa fosile, të ofrojmë energji elektrike më të përballueshme për qytetarët e BE-së dhe të rrisim konkurrencën industrial” shkruan në rrjetet sociale përfaqësuesja e qeverise spanjolle.
Këshilli dhe Parlamenti europian ranë dakord t’u japin vendeve anëtare mundësinë për të mbështetur ekskluzivisht blerjen e gjenerimit të ri të rinovueshëm, aty ku kushtet lejojnë, në përputhje me planet e dekarbonizimit të shteteve anëtare.