Fibra tek fiqtë e thatë rregullon problemet më tretjen dhe shuan inflamacionin në zorrë.Ato përmbajnë kalium të cilat po ashtu përmirësojnë tretjen në organizmin e njeriut.
Kaliumi luan një rol tek funksionet e nervave.
Mijëra prej tyre lidhen me sistemin tretës dhe nxisin kontraktimin e muskujve që mundëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.
Fiqtë e thatë janë të shëndetshëm sepse ofrojnë ushqyes të nevojshëm përfshirë këtu: hekurin, bakrin, magnezin dhe kalçiumin.
Një gjysëm filxhan çaji me fiq të thatë ofron 12 mikrogramë të vitaminës K. Ajo aktivizon proteinën që përmirëson rritjen e qelizave të stomakut,.
Fiqtë e thatë janë shumë të shijshëm dhe lehtësisht të kombinueshëm me një sërë ushqimesh të ëmbla dhe të kripura.