“20 Ditët në Mariupol”, që i dedikohet rrethimit rus të qytetit-port ka marrë çmimin Oscar për dokumentarin më të mire.
Regjisori ukrainas, Mstyslav Chernov tha se do të preferonte të mos kishte Oscar dhe të mos kishte luftë.
Chernov, reporter për AP, e xhiroi dokumentarin ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë, kohë kur u bllokua në Mariupol me ekipin.
Ai tha gjatë fjalimit të tij “Kjo është një emergjencë humanitare dhe një çështje e mbështetjes së civilëve që po sulmohen dhe po vriten. Nuk është detyra ime të përpiqem të bindë dikë për ndonjë gjë. Detyra jonë është të ofrojmë sa më shumë kontekst dhe informacion që të jetë e mundur”.