Këto ditë shumë turistë ka mirëpritur edhe Thethi.
Vizitorë nga Gjermania dhe Britania e Madhe e cilësojnë një destinacion të mrekullueshëm turistik malor.
Në një video të publikuar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro prezantohen dëshmi të disa turistëve të cilët po shijojnë freskinë e Thethit.
“Unë jam një turiste nga Gjermania. Është e mrekullueshme. Pamja është e bukur. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe ne e duam shumë këtë vend”, tha vajza nga Gjermania.
“Unë jam nga Londra. Është fantastike, e dashurojë ecjen nga Valbona në Theth. Ne sot vizituam syrin e kaltër, ishte i mahnitshëm dhe kjo shtëpi ku po qëndrojmë është fantastike”, u shpreh turisti nga Anglia.
Ata thonë se do tu rekomandojnë miqve të tyre të vizitojnë Shqipërinë dhe sidomos Thethin.
“Ne jemi një çift nga Gjermania. Është e hera e dytë që jemi këtu. Ishim para dy viteve. Ne kemi gjetur shumë informacione në blog në Internet mbi Thethin. Ka pamje të mrekullueshme, që ja vlen ta vizitosh. Njerëzit janë shumë miqësor dhe mikpritës. Shtëpitë janë të mira dhe të pastra. Është përfekt. Njerëzit duhet të vinë këtu”, tha turisti nga Gjermania.