Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.
Lajmi u dha nga ministri i jashtëm Igli Hasani i cili tha se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, siguroi Hasani.