Prej vitesh vaji i ullirit është përdorur nga gjyshet tona për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve.
Studimet tregojnë se yndyra e tij është shumë rigjeneruese për lëkurën e trupit tonë.
Vaji është i pasur me vitamin E, e cila lufton radikalet e lira duke ngadalësuar procesin e plakjes.
Nga ana tjetër, disa prej yndyrave të vajit të ullirit ndikojnë në përmirësimin e çrregullimeve të lëkurës, duke përfshirë ekzemën, puçrrat e fytyrës, lëkurën e thatë, alergjitë etj.
Të gjithë produktet kozmetike më bazë vajin e ullirit janë hidratues me zbutës dhe anti-inflamatorë të shkëlqyer
Kështu që rekomandohet të përdoret si maskë për fytyren pasi ka efekte të jashtëzakonshmë kundër rrudhave.
Vajzat dhe gratë e kanë përdorur vajin e ullirit edhe në flokë pasi forcon keratinën , dhe parandalon rënien e flokëve.