Quhet Johannes von Baubach, është vetëm 20 vjeç dhe konsiderohet miliarderi më i ri në botë. Trashëgimtari i ri gjerman ka një pasuri prej 5.7 miliardë dollarësh, falë aksioneve të familjes së tij në gjigantin farmaceutik Boehringer Ingelheim.
Sipas Forbes, vetëm 21 persona nën 30 vjeç në të gjithë botën janë në listën e miliarderëve dhe vetëm dy prej tyre e ndërtuan pasurinë e tyre nga e para.
Përjashtim bëjnë australiani 29-vjeçar Ed Craven, bashkëthemelues i kazinosë online Stake.com, dhe amerikani 28-vjeçar Alexander Ëang, i cili themeloi kompaninë e inteligjencës artificiale Scale AI. Të gjithë të tjerët si Johannes von Baubach janë trashëgimtarë të pasurive të mëdha familjare.
Johannes është më i riu nga katër vëllezërit von Baumbach (të tjerët janë 24, 26 dhe 27 vjeç). Të gjithë zotërojnë aksione të barabarta në Boehringer Ingelheim, secili me vlerë rreth 5.7 miliardë dollarë. Pavarësisht pasurisë së tyre të madhe, anëtarët e familjes njihen për privatësinë e tyre dhe rrallë shfaqen në publik ose japin intervista.
Kompania ka një histori dhe prani të gjatë në mbi 130 vende, duke zhvilluar trajtime për sëmundjet e frymëmarrjes, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, si dhe ilaçe inovative antikoagulante.
Në të njëjtën kohë, Elon Musk mbetet në krye të listës së njerëzve më të pasur në planet, me një pasuri të vlerësuar në 477.4 miliardë dollarë, falë aksioneve të tij në Tesla dhe SpaceX.












