Konkurrentë e ish-konkurrentë të ‘Përputhen’ i kemi parë vazhdimisht të futen në tregun muzikor dhe duket qartë që kanë vendosur të përfitojnë dhe ta shfrytëzojnë në maksimum famën që marrin aty.
Princi është konkurrenti i rradhës që i është bashkuar grupit të muzikantëve të ‘Përputhen’. Ditën e sotme është publikuar në kanalin e tij në platformën YouTube një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. Duket qartë që aty i ka bërë një diss konkurrentes tjetër të emisionit, Jasminës.
“Ah moj Jasmina më more mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”,-thot Princi në këngë ku në fund i thotë “Bye torollake”./ProBizz.al/