Një skulpturë e liderëve të G7, e formuar si Mali Rushmore, e bërë nga mbeturina elektronike është ngritur në Cornwall përpara Samitit të G7.
Është emëruar “Mount Recyclemore” dhe nxjerr në pah dëmin e shkaktuar nga asgjësimi i pajisjeve elektronike.
Skulptori Joe Rush tha se ai shpresonte që kjo do të tregonte se pajisjet elektronike duheshin bërë më lehtë të ripërdorshme ose të riciklueshme.
Ai tha: “Duhet të riparohen ose të bëhen që të zgjasin më shumë sepse gjërat po shkojnë në vendin e groposjes”.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 53 milion ton e-mbeturina u gjeneruan në të gjithë botën në 2019 – mbi 9 milion ton më shumë se pesë vjet më parë.
Shtatë udhëheqësit e përshkruar në skulpturë janë Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Italisë Mario Draghi, Kryeministri Canandian Justin Trudeau, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i SHBA Joe Biden.
Z. Rush shpjegoi se vendndodhja shumë e dukshme e veprës së tij u zgjodh përgjatë ujit nga Hotel Carbis Bay, ku samiti do të zhvillohet këtë fundjavë, me shpresën se ata që përshkruhen në të do ta vinin re “kur ata të fluturojnë mbi”.
“Ne e kemi këtë duke i parë ata dhe shpresojmë se do t’u marrim ndërgjegjen dhe do t’i bëjmë të kuptojnë se janë të gjithë së bashku në këtë biznes të mbeturinave. Mesazhi kryesor është ‘bisedoni me njëri-tjetrin’ dhe le ta zgjidhim këtë rrëmujë,”-shtoi Z. Rush.
Burimi: BBC News