Nëse mendoni se keni COVID-19, mund të jetë më mirë të qëndroni larg kafshëve shtëpiake, thotë autori i një studimi holandez që zbuloi se një numër befasues i qenve dhe maceve mund të infektohen nga virusi.
“Rreth një në pesë kafshë shtëpiake mund ta kapë sëmundjen nga pronarët e tyre“,-tha Dr Els Broens i Universitetit të Utrecht në Hollandë, megjithëse nuk ka raste të njohura të përhapjes së sëmundjes nga kafshët shtëpiake tek njerëzit. “Për fat të mirë, kafshët nuk sëmuren shumë nga Covid-19.”
Në studimin e Broens, prezantuar këtë javë në një punim në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive, 156 qen dhe 154 mace nga 196 familje u testuan, në shtëpi ku njerëzit dihej se kishin pasur një infeksion të koronavirus.
Rreth 17% e kafshëve, 31 mace dhe 23 qen, kishin antitrupa për COVID-19, duke sugjeruar se ishin infektuar.
Për më tepër, gjashtë mace dhe shtatë qen, ose 4.2% e kafshëve, kishin një infeksion aktiv siç tregohet nga një test PCR.
Testimi i mëvonshëm tregoi se ato kafshë u rikuperuan shpejt dhe nuk ua kaluan kafshëve të tjera shtëpiake në të njëjtën shtëpi, tha Broens.
COVID-19 mendohet se ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe është e njohur që në muajt e parë të pandemisë që gjitarët jo-njerëzorë mund të infektohen, por pak prej tyre sëmuren rëndë.
Broens tha se dashuria që kanë pronarët për macet dhe qentë e tyre mund të luajë një rol në nivele të larta në infektimin e kafshëve shtëpiake.
“Shumë nga pronarët e kafshëve shtëpiake janë në kontakt shumë të ngushtë, sikurse ata flenë me kafshët e tyre në shtratin e tyre, kështu që ju mund ta imagjinoni se ka kontakte të ngushta, në mënyrë që transmetimi të mund të bëhet,” tha ajo.
Burimi: Reuters